Ombrella me flutura të kaltra

0
544
O - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën O

Dea Halimi
Dea Halimi

Ola dhe unë ktheheshim nga shkolla. Binte shi i imët. Unë hapa ombrellën me flutura të kaltra dhe të dyja po ecnim për në shtëpi.
– E di ti Ola ç`është ora? – e pyeta unë.
– Ora është njësi matëse e kohës. Një orë ka gjashtëdhjetë minuta, – tha Ola.
– E oqeani, ç` është?
– Është një hapësirë me shumë ujë të njelmët; shtrihet ndërmjet kontinentesh. Ka disa oqeane, për shembull është Oqeani Paqësor, Oqeani Indian, Oqeani i Ngrirë i Veriut… – tha Ola.
Më vinte keq ta pyesja për oazën. Ndoshta e mërzis. Eca dhe pak përkrah me Olën, e heshtur, por gjithnjë mendja më ikte te tingulli O. Kureshtja–megjithatë, nuk më linte të qetë të heshtja ende, të mos e pyesja të më shpjegonte gjithçka që në një mënyrë kishin të bënin me fjalë, me vende, me sende të prekshme e të imagjinuara, të cilat fillonin me shkronjën O. Ende në kokë më tingëllonin fjalët e mësueses, që pak çaste më parë na foli për shkronjën O dhe porositi të lexonim e mësonim sa më shumë për të.
– Ndoshta e teprova, megjithatë desha të të pyesja dhe diçka…
– Pa droje më pyet, do të bëj përpjekje të të përgjigjem.
– Ti je me e madhe sesa unë, Ola. Ke lexuar për shumë gjëra. A mund të më tregosh diçka dhe për oazën?
– Oaza është një vend në mes të shkretëtirës, ku ka ujë dhe gjelbërim… Aty, karvanë të lodhur, të uritur e të etur, që udhëtojnë nëpër shkretëtira, ndalen të pushojnë e të freskohen.
– Më fol pak dhe për shkronjën O.
– Aaa, Dea, tash kuptova pse më pyet për orën, për oazën, oqeanin, për shkronjën O. Ti je në klasë të parë dhe ndoshta sot do ta kesh mësuar shkronjën O, – tha Ola e m`i shpupuriti lehtë dhe ngrohtë flokët, duke buzëqeshur.
– Po, -ia ktheva unë. – Sot, mësuesja Xake na ka shpjeguar shumë nga këto, veçse unë dua dhe më tepër…. E ti Ola nga i ke mësuar kaq mirë.
– I kam mësuar dhe unë nga mësuesja ime, pastaj dhe në Abetare, në faqen ku flitet për shkronjën O, por dhe në libra të ndryshëm…
– Është kënaqësi të mësosh të shkruash e të flasësh mirë dhe pa gabime në gjuhën tënde.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.