Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE“
Për dijeni të Z. Gramoz Ruçi kryetari parlamentit pluralist, që aprovoi dhe sanksionoi ligjin e dobishëm për teatrin bashkëkohor modern, universal i madhërishëm i shekullit 21 dhe në vazhdim 22, 23, 24, 25.
Ndërtimi i objekteve socialo kulturore nga firmat private investitore shqiptare janë vepra monumentale me imazh të shkëlqyer, të merituar përpara Europës së qytetëruar e zhvilluar e modernizuar.
SALI LEKA
Në 22 mars 1992 unë me vllezërit e mi, kushërijt, shokët dhe miqt e nderuar votuam të betuar pedeizmin djathtist me gëzim shumë të madh sikur fituam betejën disa vjeçare mbi komunizmin mizorist.
Gëzimin euforizmin e shtuan, por nuk e paramenduan se pedeizmi anarshist kaotist do t`na zbrazte në gjoks kusarët, keqbërësit, vandalët, zuzarët dhe na vodhën, na grabitën me egërsinë e ujkut edhe ato pak thërrime me krunde dhe hime, që na kishte lënë komunizmi enverist ramizist.
Kurse Edi Rama me qeverinë socialiste moderniste as na ka vjedhur, as ka për të na grabitur.
Edi Rama me stafin e progresit dhe zhvillimit meriton shpërblim dhe do t`ja akordojmë.
E kemi votuar, besuar dhe do ta votojmë në vitin 2019, 2021 dhe 2023, 2025.
Bashkë me votën e garantuar dyqind e shtatëdhjetë e pesë familje, të shokëve dhe miqve, do ti japim falas 3.300.000 lekë nga dymbëdhjetë mijë lekë të reja nga çdo familje Atdhetare fisnike shqiptare.
Falas për Edi Ramën dhe për stafin modernist, antikusarist, antizuzarist, antikorrupsionist, se antimizorist, antikomunist, dhe antivampirist isha dhe jam vetë bashkë me shokët dhe fisin e Lekajve me dyzet e pesë familje me pesë djem dhe burra mendimtarë vizionarë, dhe intelektualë guximtarë eposik, ish të burgosur politik.
Guti Leka, Hajdar Leka, Qamil Leka, Ali Leka dhe Sali Leka shkrimtari me tregime të vërteta faktike por të mbyllura, të fshehura në redaksitë e gazetave komuniste “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, dhe revista Nëntori”.
Fisi Lekajve me dyqind e njëzet e pesë familje të shokëve dhe miqve, me njëzet e shtatë djem dhe burra antimizoristë dhe antikomunistë ish të burgosur politik, në kohën e skëterrit marksist, midis të cilëve katër guximtarë kreshnikë: Mehmet Rama me djalin, Veli Mema dhe Bajram Haka zjarr si flaka.
Neve që jetojmë e kemi obligim me i kujtuar me nderim dhe me falenderuar me shumë admirim firmën private “Fusha Sh.p.k”, që do ti shtojë Tiranës ansamblin universal akoma më shkëlqimtarë se hoteli 15 katëshi i Mehmet Shehut, për karshi hotel Vjosës dhe teatrit opera baletit.
Kush të dojë të këndojë për Tiranën e Sul Ball Gjinit e viteve 1604-1624 dhe për Tiranën e Erion modernizimit dhe integrimit e viteve 2015-2025.
Edhe unë duke kënduar do të shkruaj disa ngjarje të vërteta me fakte konkrete: Enverucku i madh uluriste e thoshte: “Do të ham barë e grëmth dhe parimet marksiste nuk i shkelim, por do të jetojmë me tullon e rracion, duke shtrënguar rripin si në revolucion”.
Kurse sot në epokën e demokracisë shembullore triumfatore enverickit e vegjël si urithkit, dalin në Tiranë çdo ditë, duke gumzhitur, llomotitur “Do ta mbrojmë teatrin me trupat tanë, do të shtrihemi të tërë sa jemi, se po u shemb teatri vdes kultura dhe kujtesa historike, zhduket drejtësia juridike, fundoset demokracia publike dhe varroset Shqipëria”.
Me enverickit e vockël duke vajtuar janë bashkuar opozita me aktorët opozitarë për të mbajtur me doemos si relike zvarranike skurrike dopio lavore dhe lëvozhgat skorrore musoliniste enveriste.
Në Tiranë dyqind metra larg korpusit ministrive fashisti Benito Duçe Musolini ngriti kino klubin për argëtimin dhe defrimin e ushtarëve, policëve dhe karabinjerëve fashistë Italianë për t`u bashkuar dhe vllazërurar më ballistët, zogistët, komunistët dhe nacionalistët Atdhetarë Shqiptarë.
Në vitin 1947 komunisti Enver Hoxha kino klubin e Musolinit e kthen në teatër për dramat vandale revolucionare të Kremlinit Marksit, Leninit dhe Stalinit.
Në vitin 1967 Enver marksisti Stalinisti ktheu në depo dhe magazine kishat, manastiret, teqet dhe xhamijat.
Kurse tani në shekullin XXI, opozita e aktorëve opozitarë këto dordolecka musoliniste enveriste marksiste staliniste të shekullit njëzet uluret për ibret dhe mysibet: “O burra aktorë me turma e turra, bashkë të lidhur dorë për dore të mbrojmë teatrin qëndrën historike të trashëgimisë kulturore Shqiptare. Ta mbrojmë me trupa dhe me jetën tonë nga mafiozi Edi Rama se do ta shembi dhe truallin e shënjtë publik, ja jep privatit dhe oligarkut SH. P. K Fusha i cili ka kapur narko shtetin e Edi Ramës. Duke shembur teatrin Edi Rama varros kulturën e zhduk drejtësinë, shtyp demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve, që opozita e aktorëve opozitarë do ta mbrojë kulturën qytetare edhe tokën publike të Tiranës, nga ligjet grabitqare të Edi Ramës kurse deputetët e Lulit dhanë ultimatumin: “Shporru Edi Rama larg duart nga teatri! Po e shembe godinën e kujtesës historike mbaron e tërë Shqipëria. Neve deputetët opozitarë jemi me Shqipërinë dhe do të zhdukim parlamentin, do ta shkulim qeverinë e drogës të krimit dhe popullit do ti japim lirinë të dali rrugëve për të marrë në dorë vetë fatin e tij”.
Me këto fjalë të rëndomta, neveritëse, sajime dhe shtrembërime skandaloze dy muaj rresht u mbushën faqet e gazetave dhe studiot televizive të Tiranës.
Të vërteta janë këto fjalë që po rreshtoj: Edi Rama me qeverinë socialiste moderniste u ka rrëmbyer keqbërësve dhe kusarëve zaptues shtatëdhjetë hektarë në dy anët e Lanës dhe e ka mbushur me blerim, aromë e gjelbërim dimër dhe verë. Lana zgjatet del në Vorë në urën e Limuthit. Edi Rama me qeverinë e progresit dhe zhvillimit, bashkë me popullin që do ta votojë përsëri do tu sekuestrojë zaptuesve parcela në Mëzez, Yrshek, Kashar, Bërxull, Domje, Laknas dhe në vitin 2021, do ta bëjë lumin e Lanës si Vardari i Shkupit, Danubi Budapestit, Tamizi Londrës dhe Sava e Beogradit.
Edi Rama bashkë me popullin që do ta besojë për të shtatën herë në vitin 2025 do ta bëjë Vorën dhe Prezën me Kalanë gjigande historike si Kelni dhe Drezdeni i
Gjermanisë dhe Bavarisë Arianike.
Në tregimin tjetër do të rreshtoj fakte konkrete, si do ta sistemojë dhe pastrojë Edi Rama lumin e Brarit, por sot theksoj: Deri në vitin 2013 dyqind e pesëdhjetë mijë njerëz banorë në lagjet veri perëndimore të Tiranës dhe të fshatrave Babrru, Paskuqan, Breg Lumi të infektuar komplet me veshka, mushkëri, stomak dhe gjak të zhytur në pellgun e infeksionit në zhulzhumin e ndyrësive dhe pislliqeve gangrenoze cenuroze, atrofoze, qenef qelenozëve të lumit Brarit.
Jetën njerëzore as e forcojnë, as nuk e zgjatojnë sasia e produkteve ushqimore, por kaltërsia dhe pastërtia toksore ujore me aroma pjalmike biologjike të pyjeve, livadheve me blerim dhe lumenjëve të kulluar kristal.
Del pyetja çfarë ka ndodhur me substancat vitale esenciale të jetës njerëzore të popullit shqiptarë?
Përgjigje: Nga viti 1993 deri në vitin 2013 nga Konispoli në Koplik janë shkretuar, prishur, bllokuar gjashtëqind km brezare, kanale dhe drenazhime kulluese, duke u kthyer në moçale dhe gjole me infeksione deri në vdekje me dhimbje të vazhdueshme të pashërueshme.
Edi Rama me qeverinë e përkushtuar dhe me popullin e betuar do ti hapi kanalet, do ti sistemojë brezaret, do ti pastrojë moçalet, por keqbërësit, shkatërrimtarët, zuzarët dhe kusarët do të ulurasin akoma më fort “O burra të bashkohemi të tërë! Ta rrëzojmë Edi Ramën me kokë në rërë”.
E pse? Sepse keqbërësit zuzarët dhe kusarët sa më shumë të mira dhe bollëk të kenë aq më shumë të urrejnë me ligësi dhe egërsi.
Në vitin 2019, 2021 dhe 2025 Edi Rama me qeverinë socialiste humaniste moderniste do të votohet akoma më shumë nga populli shqiptarë. Do të besohet edhe mbas vitit 2025, por akoma më fort me më egërsi do të ulurasin me zhurma, potere e shamata keqbërës zuzaristë të pangopurit kusaristë, të langarosurit, sharlatanistë, të jargosurit anarshistë kaotistë dhe do të orvaten me shkretuar dhe rrënuar edhe shkëmbinjë e rrëpijtë.
Del pyetja pse do të egërsohen më shumë kusarët, keqbërësit, zuzarët, gënjështarët dhe shtrembalarët me Edi Ramën dhe dhe qeverinë socialiste edhe mbas vitit 2023 dhe 2025.
Përgjigje: Edi Rama me qeverinë dhe popullin do ti prishi vilat, dyqanet, kazinot, kuplerat që kanë uzurpuar toka publike dhe private etnike me tapi juridike nga Konispoli në Koplik.
Këta zaptues dhe uzurpatorë ordinerë kanë ndërtuar nga dy shtëpija, vila, dy dyqane, dy lokale, dy kazino dhe duan akoma të uzurpojnë badihava, pa taksa, pa qera.
Edhe unë kam dyqan lokal por i kam paguar, i paguaj dhe do ti paguaj taksat, ujin dhe dritat. Kam dy shtëpia në Tiranë dhe në fshat në tokën e trashëguar të babait, gjyshit dhe të stërgjyshit edhe të babait të stërgjyshit me tapi ekzakte që nga viti 1898, shekulli XIX.
Dokumentet e pronave të familjeve shqiptare autoktone janë të sakta preçize, por keqbërësit, zuzarët dhe kusarët nuk kërkojnë për dokumente të sakta as për fakte konkrete, por vrapojnë me kazma e shkefrrete nëpër fusha e livadhe duke ngritur mure e kurrete. Pastaj shpejt e shpejt paguajnë nga njëzet milion euro sekserëve dhe stisin trillojnë dokumente fallco.
Çdo mbasdite dalin në Tiranë në boulevard, duke protestuar me zhurma, britma, ulurima: “O bo bo çna ka gjet me Edi Ramën narkoshtet, na mbyti varfëria, po na vdesin fëmijët nga uria. Duhet rrëzuar sa më shpejt qeveria”.
Me këta firifej që shtiren si fukarej e hallexhij bashkohen edhe ata që janë maskarej e rezilej.
Akoma më keq me reziluckit, uzurpuesit, shtrembaluckit dhe gënjeshtaruckit zuzaristë janë bashkuar edhe opozita e aktorëve opozitarë me disa analistë të gjashtë televizioneve llumzhiste anarshiste kaotiste.
Kurse unë paradite shkoj punoj në tokën etnike, Arbnore Iliro Pellazgjike dhe mbas dite ulem në lokal, pi kafe, raki, duke shkruar me betim vullnet iradin tregime të vërteta faktike dhe duke kënduar me ilmin, gëzim dhe admirim poezi lirike, erotike, eposike me dinjitet, vitalitet veratisin sublim.
Unë isha dhe jam shkrimtar dhe intelektual i palodhur, i papërtuar, i aftësuar, i vitalizuar. As kisha as kam shërbëtorë dhe ysmeqarë ashtu si kanë aktorët opozitarë dhe analistët mediatikë mëkatarë që i detyrojnë shërbëtorët dhe ysmeqarët e tyre hallexhij të grumbullohen në demostrata, protesta dhe zhurma e shamata sa herë u teket me zbraz broçkulla dhe gelbocka në pllakat e bulevardit.
Edi Rama mendimtarë vizionarë, guximtarë krenarë eposik dhe durimtarë I admiruar teuratik, do ta shkëlqejë Tiranën me teatrin modern madhështorë të shekullit 21. Po, po do ta shkëlqejë se është model shembullorë.
Lodhja, djersa dhe mundimi i madh i Edi Ramës ka për ti shkuar krejt dëm përarsyese: Aktorët opozitarë antiartistikë nuk janë të denjë, as të aftësohen, as të vitalizohen për ta mbushur me spektatorë kureshtarë, të dituruar, të kulturuar.
Aktorët opozitarë të Lulit nuk kanë realizuar drama teatrale për masakrat e firmave piramidale kusare në vitet 1996-1997, që shkretuan pasurinë kombëtare dhe kursimet e familjeve shqiptare.
As për masakrat gjakatare të Gërdecit në 15 mars 2018.
As për vrasjen e dyqind e njëzet policëve djem dhe burra të betuar, duke mbrojtur jetën paqësore humaniste të popullit e rrezikuar deri në vdekje nga tërbimi dhe egërsia e bandave vandale kriminale gjatë viteve 1993-2013. Banditët, gjakataërt dhe kriminelët, mbas vitit 2013, kanë filluar të paksohen dhe akoma më shumë do të paksohen deri në vitin 2023, do të eleminohen, do të zhduken dhe të treten.
Sali Leka cel: 068 38 55 304
Shkrimtari dhe poeti liberalist modernist ish i burgosur politik nga mizorizmi antidemokratik monstruozist i shekullit njëzet.
Sali Leka intelektuali dhe specialist i aftësuar me kontribut të çmuar, besimtari i betuar, fetari veratisin tëuratik Iradin me vizion ilmin jetik sublim.
Zotin e kam besuar dhe kurrë nuk e kam fajësuar që më lindi në shekullin e njëzet, koha e skëterrit për ibret dhe mysibet dhe e beterrit marksist obskurantist makrabist.
Ah sikur të më lindi në dekadën e tretë të shekullit njëzet e një viti 2022.
E kam obligim ZOTIN akoma më shumë do ta besoj me shumë ibadin aderin AMIN, se AI, i vetmi AI, po të dojë dhe kur të dojë mua më ripërtërin, bioligin dhe më rilind më ringjall përsë dyti në shekullin e njëzet e dy dhe për së treti në shekullin njëzet e tre.
Ashtu si ringjalli Shën Llazarin dhe e ngriti nga vdekja.
Shën Llazari jetoi gjatë, por u lodh shumë duke punuar me vite dhe dekada, se kur ishte i vdekur kusarët i vodhën pasurinë edhe rrobat e trupit dhe e mbuluan me lëkurën e dashit, që e la ujku mbasi hëngri mishin.
Ujku han dhe zhduk mishin por nuk e fsheh lëkurën.
Kusari është më i keq se ujku, zhduk mish lëkurë dhe kulturë dhe fsheh e tret edhe qimet.
Kusarët sot janë të pangopur dhe të paduruar nuk presin kur të vdesësh, por të grabisin për së gjalli dhe të lejnë si batalli i zavallit.
Me kaq për sot do të shkruaj përsëri për Shën Llazarin e bekuar, do të tregoj si ka jetuar dhe si ka vepruar kur u takua dhe u ballafaquar me kusarët e harbuar.
Tiranë, korrik 2018