PARA ELEGJISE

0
70
Beautiful girl

Azem Shkreli Azem Shkreli

PARA ELEGJISE

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numërosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qash rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nga një pendim që dhemb
e s’do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohësh si t’përqeshin gonxhet
dhe të ikësh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat më të bukura
i vret bukuria e vet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.