Pëllumb Xhufi: Shqipërinë e shiti Esati, Zogu dhe ‘zoqtë’ e sotëm

0
2366

TemA

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, ka komentuar publikimin e dokumenteve të Auron Tares në Gazetën Shqiptare, ku theksohet se Ahmet Zogu bisedoi me jugosllavët për rrëzimin e Enver Hoxhës.

“Është një kontribut për të shkundur kujtesën historike, për të demaskuar sjelljet antishqiptare të vetë shqiptarëve, që më në fund duhet të mësojnë njëherë e mirë se shumë shpesh ata kanë adhuruar, kanë ndjekur e votuar krerë injorantë, të korruptuar dhe të shitur, që i kanë prirë ata vetëm kundër atdheut e popullit të tyre. E ka bërë Esati, e ka bërë Zogu, po e bëjnë edhe ‘zoqtë’ e sotëm,” tha për GSH Xhufi.

“Në Stamboll, Kajro e gjetkë, ata (Musa Juka dhe Muharrem Bajraktari) biseduan për një rikthim në pushtet të Zogut me ndihmën e bajonetave jugosllave si në vitin 1924, dhe për krijimin e një lidhjeje federale midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe më kufij transparentë. Po në këtë kohë, sivëllezërit e zogistëve, drejtuesit e Ballit Kombëtar, hynin në bisedim me të djathtën greke, me atë që masakroi popullsinë çame, me të cilën projektuan krijimin e një federate greko- shqiptare, ku ushtria do komandohej nga një shtab grek,” vijon më tej Xhufi.

Historiani thotë se dokumentet e arkivave janë tronditëse.

“Dokumentet e arkivave jugosllavë të viteve 1948-1953 të rrëqethin kur të mësojnë se i gjithë emigracioni politik “antikomunist” e “nacionalist” ishte krejtësisht nën kontrollin grek e jugosllav. Mithat Frashëri, Ernest Koliqi, Muharrem Bajraktari, Gjon Marka Gjoni, inkurajonin pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavia e nga Greqia,” shprehet Xhufi, që për ta mbyllur hedh akuza edhe mbi princin, Leka.

“Kujtoj kthimin e të ndjerit Leka Zogu në Shqipëri në prill 1997. Ju kujtohet se lëvizja e parë diplomatike që bëri ishte të takonte ambasadorin serb në Tiranë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.