Që ra në krye të detyrës
Në Misionin e Natos
DITË ZIE KOMBËTARE
Ceremonia shtetërore e varrimit të nëntetares Zarife Hasanaj
– Nderimet më të larta shtetërore për këtë dëshmore shqiptare!
Një yll shqiptar që u shua…
Alisa Sila, FB
Me vello të bardhë
Nuk të pa dot nëna
Për ty po lotojnë
Dhe dielli dhe hëna
Qielli po loton
Me lotë papushim
Për ty vajzë trime
E Mëmëdheut tim
Jeta në mes t’u pre
Ike në përjetësi
Pas të ndoqi fati
Ah! ky fati i zi
Sa ëndrra kishe thurur
Ëndrra vashërie
Për ditë më të bukura
Që thurje dhe i prisje
Nënës i hape plagë
Që kurrë nuk harrohen
Vepra jote, motër
Më lartë do lartësohet
Se gëzove jetën
Se gëzove Rininë
Ëngjëll në qiell shkove
Bashkë me perëndinë
Në shekuj do kujtohesh
Në zemra do të mbetesh
Gjithë Shqipëtarët
Për ty sot vajtojnë
U nda sot nga jeta
Fisnikja sy shqiponjë
U prehtë në paqe
Ëngjëlli i pafajsisë
Në mes ju pre jeta
Në lule të Rinisë
6 Maj 2019