Pesha e gurit Arbëror

0
33
Nue Oroshi - 31 Tetor 2021

Nue Oroshi

Rrezatimi i ecjakeve paraqitët pranë panteonit qiellor. Sikur toka të mendonte me kohë për diellin pranë qiellit të freskët dhe rrezatues do të ndërtohej një gurapeshë e madhe e cila do ta dritëzonte qiellin për ti ndalur hënës shikimin kah toka dhe qielli shqiptar. Sikur më kohë të ndëgjohej zëri i arbërisë pranë panteonit qiellor shqiponjat gjithmonë do ta luanin lojën lozonjare dhe nuk do të ballafaqoheshin me minjët e detit dhe ushtarët e davletit. Kur hijeshia e burrit e shpërthen bukurinë qiellore aty lypet që në funksion të paraqet mendjën. Mendja shpeshherë ka levizur pranë një trekëndshi në mes të tokës, diellit dhe qiellit.

E sikur historianet dhe kronikanët të paraqisnin ashtu siç ishte drejt historinë sot nuk do të kishim probleme për rishkrimin e historisë por ajo do të ishte drejt e shkruar. Këndet e trekëndëshit shpeshherë lëviznin sa prej një skaj në skajin tjetër duke u ballafaquar më të paarritshmën e cila shpeshherë goditej në mes të një përbindëshi të përbirë dhe lojës së detit që është i vëndosur në afërsi të vargmaleve. Plleshmëria është shumë lloje. Ajo e ndalon trekëndshin magjik të lëviz prej një ane në anën tjetër duke u ballafaquar me rrezet e diellit.

Kur djalëria shqiptare ishte përgatitur për ti dhënë fund betejave në mes te oksidentit dhe orientit në pritë kishin vendosur cunga udhëkryeqet e rikrijimit të kohës së pushtuar. Dikush mendonte se vitet e pushtimit dhe ripushtimit e kishin bërë te vetën. Por këta sytha të mbirë apo kopila siç njihen në gjuhën e popullit e kishin mbajtur thellë këtë ndjenjë për ta përqafuar ideologjinë e pushtuesve, duke harruar se Iliria, Dardania, Arbëria e Shqiptaria janë një.

Çdo përpjekje për ta ndarë Ilirinë nga Dardania e Arbërinë nga Shqiptaria, janë përpjekje boshe të cilat qojnë ujë në mullirin e atyre që na mbajtën të pushtuar me shekuj. Kur rrezët e diellit u përqafuan me hijet e qiellit aty dikund në mes mbeti një tampon zonë e cila nuk kishte as ajër, as toke, as zjarr, as qiell e as diell.

Dikush e sheh çështjen shqiptare ne këtë tampon zonë dikush mendon për rikthimin e pushtuseve të kaluar karpatian e aziatik por djalëria dhe vajzëria shqiptare e kanë marrë orientimin e duhur. Te paktë janë ata që çështjen shqiptare e shohin në një tampon zonë pa ajër, pa qiell dhe pa diell. Kur shkëmbimi i jehonës qiellore u bashkua me jehun mitik e në buzëqeshjën e freskët të hieroglifeve përzihen paralelizmat në mes të sfragjistikës dhe heraldikës shqiptare në skajin e afërt të burimit të kroit autokton rrinë një enë e mbushur përplot me ujë të pastër të burimit i cili e pastron botën dhe e ruan votrën.

Ruajtja e votrës është bërë edhe nga penatët dhe larët shqiptar pa e kujtuar strofullin e dallendyshës shtegtare e cila udhëton me mijëra kilometra por kthehët serish në vendlindje për ta ndërtuar strofullën e tyre, ashtu siç veprojnë mërgimtarët shqiptar të cilët në shenjë nderimi për tokën e atdheut se paku e ndërtojnë një shtëpi në vendlindje për ti sjellë çmalljen më tokën e bekuar të arbër dheut. Pranë dritë hijeve të përjetësisë në tokën e shqiptarisë sërish duhet përballur me balozat e detit ushtarët e mretit, e kapuqzitë e krajlit.

E ndalimi i zërave të shpirtave që na lanë porosinë për Shqiperinë Arbërore rënkojnë fuqishëm skaj një ore të vjetër me kujtohën fjalët dhe porositë e arbërorve atdhetar.Në paça shtuar ose zmadhu ndonjë fjalë mos e gëzofsha idealin tim kombëtar. E përplasja në mes të dy botrave shqiptare ende vazhdon edhe në shekullin njëzet e një, ku pranë gotës së thyer kanë mbetur pjesët e shpërndara të xhamit, që edhe sot e asaj dite janë duke shkaktuar ndalesa në mes të kryqëzimeve shqiptare në mes të lindjes dhe perëndimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.