PLATONI – POEZI AKSION – NUJA IME ÇAMËRI

0
569
Atdhe Geci, red

P L A T O N I

Poezi nga libri në dorëshkrim, “Monumenti i Fjalës”.

Roganë, dashuria ime e shenjtë
flutur e luleve nëpër livadhe
je qiellorja e paanë e poetit
liria më e pashkelur e ëndrrave.

Ky libër mund të jetë Dante
Leonardo, Bethoven, Mozart
Ky libër ka poema të mëdha
për Thotin, Pirron, e Dardanin…

Atdhe, të kam dritë-gjaku në
çdo varg, guxim ajri në frymë
të kam libër me shumë beteja
të kam zemër në çdo këngë!

Udhës së pafund nëpër shekuj
do të jemi midis ndeshjeve të
mëdha, artin e udhëheq poezia,
planetit tokë, ne jemi të lashtët.

Tëra dhimbjet i kam në libër
vuajtjet ku shpirti jep e s ́merr,
në fole aty ku zë kokërr poezia
udhës për Çamëri janë dardanët.

Atdhe GeciDortmund, 2020


POEZI AKSION

Në lavdinë e luftës për liri dhe pavarësi
të gjithë e ëndërronim më të bukurën
për askë s´kish nevojë të pikonte çatia,
pas luftës pse t´u falnim tokë fqinjëve

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm
tre Drina flasin me pasaportë mes vete
tre Drinat i thërrasin ndërgjegjjes sonë!

Atdhe, jeta na iku ty duke të dëshiruar
gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët
e kam për nder që unë të jem ushtari yt
e kam për nder të jem dhe një atdhetar

Shqipëri Ilire, fol si në kohët epike të
kryeherit, si në kohët e Gjergj Kastriotit
Shqipëria s´guxon të jetë e mundur
kombi ynë nuk mjaftohet pa Çamërinë…

Atdhe, jemi peng i qeverisjes së keqe
Jemi peng i paaftësisë së ndryshimit
gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët
tre Drina flasin me pasaportë mes veti!…

Atdhe GeciDortmund, Dhjetot, 2020


NUJA IME ÇAMËRI

I veshur me fustan të Nujës së tij
përëndia Thoti na e solli fjalën Një
me fustanellë vishej Zeusi e Plato
vishej Apolloni, Aleksandri e Pirro
visheshin tëra fiset pellazgo-ilire
mbretër t´Epirit, dhe të Dardanisë
s´e me fjalën e parë Një, të Thotit
vishej atomi, dielli dhe galaktikat
Kjo veshje e paqes dhe e luftërave
shprehin yjet dhe zërin e numrve
identitetin e gjuhës dhe të festave
krahët e mendimit të zotave tanë
N´u, ti i mundëson orët e mbara të
së ardhmes dhe, orët e s´kaluarës,
bimon lart origjinën e gjakëlindjes
Fustanellë, je më shumë se qenie
më tepër se art, shkencë e filozofi
je dritë qytetërimi, je valle-dramë
në çdo palë je dasmë dielli e paqe
ke shtrirje mendimesh dhe kauzë
je epokë me plagë epike në trup
N´u, je Ipe, je identitet e krishtërim!…

Atdhe GeciDortmund, 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.