POETI MËRGIMTAR, Z. SAHIT SHALA, 300 EKZEMPLARË TË LIBRIT TË TIJ “VALËT E JETËS” UA DHURON BIBLIOTEKAVE TË KOSOVËS

0
1288
Zymer Mehani - Sahit Shala, uragan

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Ditë më parë Shtëpia Botuese “Prokultprress” e Prishtinës e botoi përmbledhjen poetike “Valët e jetës” të poetit Sahit Shala. Edhe pse ky mërgimtar për botim të librit pagoi çmim të lartë në të holla, ky ka vendosë që tërë ekzemplarët e librit të sapobotuar t’ua shpërndajë bibliotekave anembanë Kosovës. Ne e përshëndesim këtë gjest sa njerëzor, po aq atdhetar dhe arsimdashës të këtij poeti dhe e admirojmë shumë vullnetin e tij për t’i ndihmuar nxënësit shqiptarë në atdhe.

Po ju njoftoj me pak fjalë se kush është z. Sahit Shala
Sahit Shala është një poet dhe autor këngësh i njohur. Është lindur në fshatin Dubovik të komunës së Deçanit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, pastaj i ka vazhduar mësimet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ka vazhduar mësimet në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës për një vit, si student në Degën e Gjuhës dhe të Letësisë Angleze, mandej ka vazhduar studimet edhe për tri vite të tjera, në Degën e Gjuhës dhe të Letësisë Shqipe.

Në vitin 1989 ka emigruar në Norvegji, bashkë me familjen e tij. Pas shkuarjes në Norvegji, ka punuar si mësimdhenës në gjuhën shqipe për dhjetë vjet me radhë.

Ndërkohë ka studiuar edhe për tri vite të tjera në drejtimin e pedagogjisë pranë (UIA-Universiteti Agder) në Kristiansand. Tani punon si mësimdhënës në gjuhën norvegjeze.

Në vitin 2000 ka botuar përmbledhjen me titull “Lahuta e Kosovës”, kurse në vitin 2015 përmbledhjen me titull “Zëri i shtegtarit”. Në fillim të vitit 2016 ka shkruar përmbledhjen “ Malli e brenga”. Tani në proces të botimit ka përmbledhjen me poezi “Valët e jetës” nga Shtëpia Botuese “PROKULTPRESS” e Prishtinës!

Poeti Sahit Shala jeton dhe vepron në Norvegji.
Fare në fund, poetin Sahit Shala edhe njëherë e falënderojmë për dhurimin e librave të tij bibliotekave tona në Kosovë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.