Ndoc Selimi
Duke çfletuar nje koleksion te revistes “Shejzat” botim i diaspores shqiptare ne mergim ne vitet 60, ndesha ne nje njoftim, te cilin po e servisi ashtu siç e gjeta ne “Shejzat”, (le pleiadi) XIII, 1969, 1-3, fq. 97.
(Ndoshta dikush nga Arst Miliskà mund ta njohe nga afer)
GJIN LEKA. “Atdheut” .Kryeredaktori i Revistes ia paraqet lexuesvet ket djalosh fatzi me kete shenim qe e ven ne krye te vjershes: ” Po paraqesim ne keto faqe nje sprove vargjesh te studentit shqiptar Gjin Leka qe vdiq ne Shtetet e Bashkueme me 20 korrik 1966. Gjini lindi 1/ 2/ 1942 ne Arst te Miliskàut (rrethi i Pukes). Muer rrugen e mergimit me familjen ne vitin 1951.
Mbaroi shkollen e mesme ne Prishtine, ku nisi edhe studimet e larta ne fakultetin e ri te atij qyteti. Mbas endjesh te gjata per me mbrrit nji cak per nje jete te re e te sigurte ne SHBA, ndahet papritmas prej familjes, shoqnise e bashkeatdhetareve qe e deshen dhe prisnin shume prej tij. Keto vargje te shkrume prej tij, jane shej i nji parandjenje te kobshme”. Asht vaji i nji djali te ri shqiptar larg Atdheut, pse s’don me e pa nder pranga:
Atje ku zemra m’thrret,
Atje due t’jetoj,
Atje ne vendin tem
Pa pranga e pa vargoj!
Atdhe o vend i dashun,
A je idhnue me né?
As eshtnat nuk pushojne
Ne vendin tone nen dhe?…
(Poezia e plote asht botue te “Shejzat” Nr. 7 – 8, Vjeti X i botimit (1966), faqe 266)