Poezi për ëndrrat dhe lojërat e fëmijëve

0
536

Shkruan: Prof. ass Vjollca Dibra

Jetojmë në një kohë ku letërsia e mirëfilltë artistike në përgjithësi sikundër edhe ajo për fëmijë nuk e zhvilllohet dhe nuk trajtohet në kuptimin e plotë të fjalës. Mundësia e identifikimit të vlerave është mjaft e ndërlikuar duke qenë edhe se vëllimi i madh i librave të botuar kohëve të fundit e ka ngulfatur tutje këtë mundësi.

Por, duke qenë se femijët janë lexusit më të denjë të librit, ata të cilët kanë të drejtë të shkruajnë edhe letërsi fëminore sic e quan studiuesi yne Astrit Bishqemi letërsinë apo krijimtarinë letrare të vetë fëmijëve e cila nuk mund ta ketë nivelin e duhur artistik, por është një krijimtari që kënaq autorët dhe lexuesit e kësaj forme të letërsisë.

Sindi Muharremi është poetesha jonë e vogël cila na sjell 49 poezi me tema tepër të qëlluara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me jetën dhe preokupimet e fëmijëve si tematikë nga aktualiteti, imagjinata dhe përshkrime të natyrës, të festave të ndryshme e mbi të gjitha trajton dashurinë ndaj nënës. Titujt e poezive të Sindit si Koncerti i Dua Lipës, Vizita në RTK, Pranvera si vera, Dimri në Kosovë, Nëna ime etj. janë dëshmi e një shkrimi të rrallë, me ritëm, rimë e muzikalitet.

Një ndër figurat më të pëlqyera nga fëmijët sic është onomatopeja është pjesë e pandashme e librit që na sjell Sindi pikërisht për t’i dhënë karakter lodrues poezisë si p.sh. notonte e sharronte në valë, vu e vu; zog, zog, i bukur je… bën ciu-ciu në mëngjes; Ham ham ham – të leh qeni; dhe figurën tjetër poaq të dashur nga fëmijët si krahasimin: lundron e lundron, si një flutur; me dashuri… si një lule e bukur; i ftohtë si bora, është dimri; Sindi përdor përdor dendur edhe prapashtesat e zvogëlimit si p.sh. O lepurush, O babush; O miush.

Ju ineterson ta njihni Sindin! Sot e keni rastin ta keni afër Sindin dhe t’i dëgjoni poezitë e saja të mrekullueshme! Dëgjim të këndshëm juve ndërsa Sindit i uroj të na jap edhe shumë poezi të tilla!

Urime Sindi!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.