POEZIA E GJARPËRIT TË EGËR

0
1734

Liriku Al Wilson shkroi një poezi për gjarprin, të cilën e ka recituar shpesh Donald J. Trump gjatë fushatës së tij, për të treguar nderin që nganjëherë i bëjmë të tjerëve, por ata na e kthejnë me të keq, se ashtu janë mësuar e krijuar, të bëjnë keq! Prandaj duhet kujdes!

GJARPËRI

Në rrugën e saj për në punë një mëngjes
Poshtë në rrugicën përgjatë anës së liqenit
Një grua zemër-butë pa një gjarpër të mjerë gjysmë të ngrirë
Lëkura e tij e bukur me ngjyra ishte e gjitha e mbuluar me brymë nga vesa
“Oh mirë,” thirri ajo, “Unë do të marr, e do të kujdesem për ty”
“Më merr me vete, o grua zemër-butë
Më merr me vete, për hir të Zotit
Më merr me vete o grua zemër-butë”, psherëtiu gjarpri i mjerë

Ajo e mbështolli atë këndshëm me një pëlhurë mëndafshi
Dhe më pas e vendosi pranë zjarrit, me pak qumësht e mjaltë
Pastaj nxitoi për në shtëpi nga puna atë natë, sa më shpejt që mundi
Dhe e gjeti gjarprin që kishte marrë, se ishte ringjallur
“Më merr me vete, o grua zemër-butë
Më merr me vete, për hir të Zotit
Më merr me vete o grua zemër-butë”, psherëtiu gjarpri me vete

Ajo e shtërngoi atë në gjirin e saj: “Ti je kaq i bukur,” thirri
“Por nëse nuk do të kisha sjellë këtu, tani ju mund të kishit ngordhur”
E preku lëkurën e tij të bukur dhe më pas e puthi dhe e mbajti afër
Por në vend që të thoshte faleminderit, gjarpri i dha asaj një pickim të egër
“Më merr me vete, o grua zemër-butë
Më merr me vete, për hir të Zotit
Më merr me vete o grua zemër-butë”, psherëtiu gjarpri i egër

“Unë të shpëtova,” thirri gruaja
“E ti më pickon keq, pse kështu?
Ti e di se pickimi juaj është helmues dhe tani unë duhet të vdes”
“Oh mbylle gojën, grua e marrë,” tha zvarraniku me një zgërdhimë
“Ju e dinit mirë, se isha gjarpër para se t’më merrnit me vete, dreqi e marrtë
“Më merr me vete, o grua zemër-butë
Më merr me vete, për hir të Zotit
Më merr me vete o grua zemër-butë”, psherëtiu gjarpri mosmirënjohës!

Përktheu Arben Çokaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.