POEZIA FRANCEZE E NËNTËQINDSHIT: André Frenaud

1
565

André Frénaud
(Montceau-les-Mines, 26 korrik 1907 – Paris, 21 qershor 1993) ishte një poet francez.

PEIZAZH
Trupi i madh i shtrirë i pasigurt,
të shoh kështu nga larg
përtej korbave dhe hirit.

Fusha e madh drejtkëndëshe
dhe kullotat e thella
lartësitë e vitheve të tua
ku ullon një vijë delikate uji
mal i dashur për bletët dhe për erën
nga fryma ime e vdekur, e rishfaqur rreth teje
për të depërtuar përmes gojës tepër të hapur

Jeta këtu poshtë nuk është jona,
i hutuar, secili, nga shkatërrimi i lashtë,
por ajo e statujës së rëndë që shoh
të humbur në një lëvizje rëre.

Drita shkon përgjatë luginave, zhytet
dhe ja hija jonë ndriçohet pa gënjeshtër
aurora ku ti e unë do jemi gjithnjë të hutuar.

Përktheu: Faslli Haliti

1 KOMENT

  1. Fjala e Liré tingéllon shumé miré. Besojé se edhe uné mundem ta api njé kontribut modesté me shkrimet e mija poetike, do té pérpiqem duke e pasur bindjen dhe besimin e ploté né pérkrahjen dhe késhillat tuaja.
    Ju faleminderoj pér mirkuptimin !
    Respekt nga uné Naim Salihu

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.