POSHTËRUESIT

0
618
Atdhe Rrustem Geci

POSHTËRUESIT

Nënë Shqipëri! Nënë Kosovë, Nënë
Çamëri dhe Iliridë!Nënë e Mollës së
Kuqe! Nënë e Ulqinit dhe Preshevës
Mëse ta përmirsojë unë vargun tim
kur dy Qeveritë Shqiptare të atdheut
poshtërojnë popullin, familjet e tyre
dhe s´dinë çka të bëjnë me lirinë
shesin varre dhe blejnë varre, dhe
mohojnë prejardhjen Iliro – Pellazge!…
Atdheu im i dashur, Shqipëria jonë
deri në një çast tjetër s´jam më poet,
kam ikur nga punishtja ku unë krijoj
ftesë kam në një azil të vëllëzërve të
mi, ata të gjithë janë të parregulltë;
hajna, vrasës, pengmarrës borxhesh,
konsumues të narkotikë të ndryshëm
mashtrues nga më ordinerë, prostitut,
e prostituta, dehës me raki e pa birrë
Jam në një atdhe krejt ndryshe! Në
një strehimore të të mërguarve tanë,
e që emrin e ka Shqipëri, Kosovë, –
Iliridë, Preshevë, Ulqin e Bujanoc!
Atdheu zakonisht lind nga të rënët
jo nga hajdutët e vrasësit me pagesë!…


Loading…


Qeveritë e korruptuara të atdheut tonë
krijuan armatën e tyre të hajnave
armatën e njerëzve të paligjshëm e të
varfër, armatën e korrupsionit e krimit
armatën e hashashit dhe të kanabisit
vrasësin ordiner të dinjitetit të popullit!
Shqipëria mërgimin e ka hemorraxhi
këtë hemorraxhi e ka edhe Kosova,
këtë hemorraxhi e ka Ilirida e Ulqini,
këtë hemorraxhi e ka kudo shqiptari!…
Me mërgime atdheu po na zvogëlohet
Ju shkrues dhe përshkrues të historisë
Në fletoret tua për trimat që luftuan
Plot emra të rënësh i keni të harruar
Por historiani popull nuk di të harron
Ai i njeh të rënët për liri dhe i kujton!…
Atdheu im i dashur, zgjohu , zgjohu!
Ku i ke bijtë e tu që ty të dalin zot
krimi po t´i vjelë më pjelloret e tokës
ai po i poshtëron vajzat dhe gratë tua
për një vend pune, dhe për para koti
Shpirti i popullit është shpirt i gjerë;
por për poshtërim e pushtim ai s´falë,
në një çast të caktuar ai do shpërthej
me forcën më gjigante të ndryshimit
do ngrihet ndaj bijve që e poshtërojnë!..

Rrustem GeciRomë, 2017 / Dortmund, 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.