Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave

0
407
Ibrahim Rugova

Nga Hysen Ibrahimi

Presidenti Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në vend të urimit, për Ju, President i dashur, Ibrahim Rugova

Karakteristikë e veçantë e juaja qe, mënyra e të komunikuarit, mënyra e sjelljes me njerëz të niveleve të ndryshme, ku ne kemi hetuar se Ju keni ditur t’i motivoni të gjithë për të punuar dhe vepruar për pavarësinë e Republikës së Kosovës e në mesin e tyre jemi edhe ne, mërgata shqiptare, që kurrë nuk deshe të na thoshe ”diasporë”. Nga kjo mënyrë e juaja e komunikimit, keni ditur çdoherë ta nxirrni arsyen bindëse mbi të kaluarën dhe vuajtjet e popullit Shqiptar dhe theksimin e arsyes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, të cilën mënyrë e ke përdorur edhe me ne, mërgatën.

Janë këto krahasime tuajat, i dashur President Rugova, që shtrihen në rrafshin kombëtar me kuptimësi tërësisht perëndimore dhe marrëdhënieve që keni krijuar me burrështetasit e vendeve më të zhvilluara të botës së qytetëruar.

Sot ekziston një mori i takimeve tuaja të evidentuara, të shkruara, të botuara e të përuruara , që shquhen për kah niveli intelektual, se si i keni artikuluar kërkesat e popullit, siç thamë më lart, keni ditur ta arsyetoni mëvetësinë e Dardanisë Antike, që gjendet në Gadishullin ILIRIK.

Marrëdhëniet tuaja, i dashur President Rugova, me shtetet më me ndikim në botë, sikurse me Shetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, që nuk ishin të rastësishme, e që ju i dinit shumë mirë se ndikimi më i fuqishëm ishte po ashtu Vatikani, ku të gjitha rrugët kalojnë përmes tij.

Si vizionar i Madh i fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI, që ishit dhe mbetët i dashur, President Rugova, u bindëm thellësisht se ju kishit prirje të thella, me bindje të fuqishme se, duke pasqyruar vlerat, kulturën dhe historiografinë e mirëfilltë të kombit Shqiptar, që doli si risi për botën perëndimore, disi e panjohur për shtetet me ndikim, dhanë një kuptim të ri me dimensione të reja në qarqet botërore, sepse bota nuk i kishte këto të dhëna.

Madje, si risi e kësaj politike të mençur, i dashur Presidentit Rugova, për të reflektuar me vlera kombëtare, e binde botën, i binde shqiptarët kudo që ishin, sikurse edhe ne mërgatën shqiptare, sa sot fitohet përshtypja te çdo shqiptar se Ju, President i dashur, mbetët si misionari më bindës i të gjitha kohërave, si ideator i rrugëtimit drejt pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ne jemi në rrugën tënde.

URIME DITËLINDJA I DASHUR PRESIDENT RUGOVA, PËRJETË DO TË TË JEMI MIRËNJOHËS.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.