Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

0
607
Luan Jashari

Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njejtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokoleve Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel zhvillohen bisedime teknike dhe politike në lidhje me Kosovën, duhet të trajtohet edhe çështja e Statusit Politik të Luginës së Preshevës, derisa faktori ndërkombtarë është vënë në lëvizje (në lidhje me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur do jenë shumë më e vështirë të vëhen mekanizmat ndërkombtarë në lëvizje!).

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë (edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë);

implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanve Shqiptarë (si për përfaqësimin në nivel lokal, por edhe në atë të ashtuquajtur republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të nga Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët e tillë (politikanët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë denjësisht nuk kanë përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni (klikat partiake të partive politike të Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për korrupsion dhe nepotizëm në çdo aspekt!);

heshtja e politikës së terrorit të Serbisë (nga shkaku që i shërbejnë interesit të Serbisë, këta politikan të Luginës së Preshevës, kanë bë që Çështja Kombtare e Shqiptarve të Luginës së Preshevës, si në arenën ndërkombtare dhe rajonale të heshtet a së paku të minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve politike në Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë egërsi luftojnë mes vete e shumë më pak për Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve (të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe e atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptarve; përzgjedhje e multiçetnikëve (si polic multietnik të vetëquajtur), për t’i shërby Serbisë; etj.

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova (e që nuk kërkohen me ngulm, por më shumë me forma tejet të buta, kryesisht me një a dy protesta!); çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë (të sponsorizuar dhe korrikuluar nga shërbimet sekrete të Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike (duke u bë çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht në botën perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e intelektualve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje me avansimin e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e Statusit Politik të Luginës së Preshevës! etj.

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror (kryesisht e ish-veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe për terrorizëm etj); heqje nga regjistrat civil të qytetarve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë; mosregjistrim real të Shqiptarve të Luginës me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet në ekonomike, janë të panumërta tashmë, edhe pse menjëherë pas luftës së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me Gjermaninë (p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike (kryesisht tek të rinjët); pengesat në ndërmarrjen e iniciativave për hapje biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda Serbisë (duke i sabotu produktet e Shqiptarve të Luginës); pengesa në tregti përmes pikave kufitare me Maqedoninë dhe Republikën e Kosovës; mirëqenie të ulët sociale dhe shëndetësore;

tarifa të larta për energji elektrike; tarifa të larta për hapje dhe mbajtje të bizneseve; haraç nga policia kriminale e Serbisë për bizneset lokale (pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të ndryshme kinse të bëra nga bujqit, blegtorët, tregtarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë; ngulfatje të tregut lokal me produkte të Serbisë qofshin produkte bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të falimentojnë etj.

Problemet historiko-kulturore, tashmë të mësuar që me shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin ato “shkencore, fetare etj” që kanë përvetësu trashëgëminë edhe të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe sot ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të arkefakteve; tjetërsim të Historisë Kombtare Shqiptare edhe përmes fesë (duke tentu të na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të islamizuar etj)!; ndalimi i festave Kombtare Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombëtarë Shqiptarë; heqja e monumenteve tona Historike (mes tyre edhe Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon politikanët serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë (Shqipëria) tregohet tepër tolerante, duke leju që politikanët e Luginës së Preshevës, madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët e Luginës, duhet të ngrejmë zërin, që së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të tregohen më të ndërgjegjshme sa i përket Interesave të Shqiptarve të Luginës.

Më: 26.01.2017

Shkruan: Luan Jashari, absolvent në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë dhe të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.