E kohës
Pse kaq shumë zhurmë?
Në fushatën zgjedhore në Shqipëri, partitë politike bëjnë udhë cep më cep atdheut. Shkojnë atje, flasin dhe japin premtime për kohën që po vjen, për kohën e “parajsën shqiptare”(sic!).
Pse kaq shumë zhurmë? – pyet populli shqiptar.
Bëjnë zhurmë dhe zhurmë, sespe e duan livadhin për veti, kështu thonë në Drenicë.
Çikago, prill 2021
Njerëzit dhe Koha
Lotët i kemi të njëjtë
Në fund të jetës, të gjithë jemi të barabartë para vdekjes dhe para varrit, kështu thotë fjala e popullit.
Mbretëresha e Anglisë në orët e dhimbjes për vdekjen e Princit, lotët ia tregojnë ndarjen dhe dhimbjen e dashurisë në pallatin mbretëror në Londër.
Njerëzit dhe Koha: Lotët i kemi të njëjtë…!
Çikago, prill 2021
Nga goja e popullit
TRE VLLAZNIT NË BURG
Në një burg të kohës, kishin ardhur tre vllaznit për shkak të një problemi… Aty kishte të burgosur të tjerë. Njani prej tyne po i vetë tre burrat e burgosur.
– Prej nga jeni dhe pse keni ardhë në burg…? Ata filluan të tregojnë fill e për pe, se prej nga janë dhe pse kanë ardhë në burg. I burgosuri nuk e la veç me kaq.
– Po ju kush jeni, – ua bani ketë pyetje tre burrave të burgosur. Ne jemi vllazni, – po i thonë ata të burgosurit. Në mes të heshtjes së burgut, ky që ua bani ketë pyetje nisi e po thotë:
– Lum shpija që ju paska…!
(Shënuar në Drenicë)
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]