Pse nuk po caktohen ambasadorët e rinjë!?

1
85
Donika Gërvalla - Albin Kurti

Shkruan: Florim Zeqa, 03.09.2021

Janë bërë mbi pesë muaj që kur janë shkarkuar 13 ambasador të Republikës së Kosovës nga pushtetarët e rinjë. Që nga ajo kohë, në 13 shtete të rajonit dhe botës Kosova nuk ka ambasadorë, por vetëm ushtrues (të besueshëm) detyre!

Vonesat, produkt i mospajtimeve apo!?

Përveq spekulimeve mediatike, askush nuk i di arsyet e vërteta të prolongimit të procedurave për zgjedhjen e ambasadorëve të rinjë!

Përderisa pushtetarët po arsyetohen me kriteret profesionale dhe aftësitë diplomatike të kandidatëve, siq duket arsyet e mos përzgjedhjes së kandidatëve, më shumë se teknike, janë produkt i konflikteve të brendshme mes partnerëve të koalicionit LVV-LV!

Mospajtimet mes totalitarëve të LVV-së dhe “guximtarëve” të LV-së në caktimin e ambasadorëve të rinjë janë aq të mëdha dhe aq të thella saqë mund të shkaktojnë tërmet politik në vend.

Kjo po vërehet qartë edhe në mospajtimet në caktimin e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!

Përveç konfliktit të brendshëm politik, është edhe konflikti tjetër akoma më i ndjeshëm dhe më profitabil mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Pra, është ai i përmbushjes së kriterit bazik, i “ngrohjes së Defit”!

Kur është në pyetje ngrohja e Defit, kërkohet një sqarim shtesë për lexuesit.

Nga të gjitha qeveritë e deritanishme, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor është bërë sipas kriterit “kush qet në Def më shumë”, e jo sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit, siq ishte rasti shumë viteve më parë, me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, kur një kandidat serioz nga Treviso, nuk erdhi në shprehje për staf diplomatik ngase nuk e përmbushi kushtin kryesor të “ngrohjes së Defit” të pushtetarëve!

Nëse rastësisht ndodhë që ndonjë kandidat i përgaditur mirë arrinë të depërtoj pa u filtëruar mirë nëpër “sitat qeveritare” apo pa e ngrohur mirë Defin, këta menjeherë ia gjejnë ilaçin për ta larguar, për arsye se çmimi i ambasadorit është bukur i lartë, më i lartë seqë e mendojnë qytetarët e zakonshëm, sillet apo i kalon shifrat pesëshifrore (dhjetëramijëra euro)!

Sinqerisht, disa herë më kishte shkuar mendja të konkurojë për staf diplomatik, por kur më binte ndërmend “ngrohja e Defit”, më ftoheshin damarët e gjakut, për shkak të buxhetit të varfër familjarë!

Ata të cilët nuk duan të besojnë në të vërtetat e hidhura, të ngritura në shkrimin e mësipërm, e kanë të lehtë, le ta provojnë, të konkurojnë për ambasador apo staf diplomatik. Nëse nuk kanë lidhje të afërta familjare me pushtetarët, as që do t’iu lexohen CV-it e tyre pa e kaluar testin paraprak të “ngrohjes së Defit”.

Shkarkimet politike, bëhen gjithnjë me ngarkime politike sipas kritereve të sipërcekura!

1 KOMENT

  1. Ekziston vetem nje arsye per te cilen VVV nuk emron asnje AMBASADOR:

    Per t’i deshmuar AMERIKËS, se KOSOVA mund te mbijetoje edhe pa USA.

    Ambasadoret e tjerë nuk kane kurrfarë rendesia.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.