Pse nuk u çlirua Kosova më 1999, pasi kishte ”ushtrinë” më të ”organizuar” në Ballkan?

0
655
Sinan Kastrati - Ali Lajçi

Sinan Kastrati, Suedi

Kur sundon i keqi, popullin e merr dreqi

Kujtime (e dëshmi) nga Ditari im

Kosova është shteti me pushtet absolut më të madh e qeveritarë më të pasur…
Pse nuk u çlirua Kosova më 1999, pasi kishte ”ushtrinë” më të ”organizuar” në Ballkan?

Bandat e pdk-së me në krye banditin Xhavit Haliti
Xhavit Haliti kërcnonte me vdekje Ibrahim Rugovën
Xhavit Haliti sulmon Arben Gashin e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Xhaviti në ”Marrëveshjen” e Oslos
Si dhe kur e njoha Xhavit Halitin?

Nuk besoj se ka njeri i moshës mbi 20 vjeçare në Kosovë, që nuk e njeh Xhavit Halitin, si një nga udhëheqësit kryesor të LPK-së, UÇK-së dhe PDK-së.

Xhaviti ishte edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në disa mandate, në disa legjislatura, kur Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Tash është kryetar i PDK-së në Peje, por edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Personalisht, Xhavit Halitin e njoh që nga viti (shkollor akademik) 1977/78, kur ishim studentë.

Milazim Krasniqi – Ismet Tahiraj (në mes) – Sinan Kastrati

Si student në UP (Universitetin e Prishtinës, 1975-1979, pata fatin e madh e njoha shumë personalitete të njoha të jetës akademike dhe natyrisht, edhe ish shokë studentë që më vonë me punën e tyre letrare, shkencore e politik dhanë dhe po japin ende kontribut të jashtëzakonshëm në shkencë dhe dije tjera. Po i përmendi disa: Milazim (Hasan Breznica) Krasniqi, Dr. shkence, profesor, shkrimtar; Rifat Latifi, Dr. kirurg dhe profesor universiteti në SHBA; Ali Lajçi, ish cimeri (shoku i dhomës) im në Konviktin nr. 3, dhoma nr. 206, ish i burgosur politik, i cili njihet edhe si një nga udhëheqësit e Demostratave të Pranverës Studentore, të 11 e 26 Mars-it 1981, ish kryetar i komunës në Pejë, dy mandate në Prishtinë; Ismail Kurteshi, cimer (shoku i dhomës) në konviktin nr. 3, dhoma 301, ish kryetar i komunës në Gjilan; Hamdi Sopa, ish gazetar i ish RTP-së, vdiq ose u vra nga të afërm ose familjarë 1).

Të tjerët shokë e miq, hiç më pakë të njohur dhe veprimtarë të palodhshëm për çlirimin e Kosovës e bashkim kombëtar ishin: Halil Alidema, ish drejtori i parë në shkollën e parë e të plotë fillore kur Malisheva (te Rahoveci) bëhet komunë, ish ish referen në Fakultetin Filozofik dhe ish i burgosur politik, me Ukshin Hotin etj. tash i ndjerë; Demë Muhamet, burrë i burrave, ish referent në Filozofik; Qibrije Demiri (Frangu), tash profesoreshë Fak. Filologji, letërsi për fëmijë; Shkurte (Dritë) Kuqi, ish e dënuar politike, një nga studentet më të dalluara; Zizë Haklaj (Ziza, tash e ndjerë), Nuhi Syla (Bublaku), me banim në Ferizaj; Mustaf Aliu e Qahili nga Vitia; Ismet (Lush) Tahiraj nga Belegu, Muhamet Mahmuataj nga Lubeniqi i Pejës, vëllai i Demë Mahmutajt, atdhetar i pathyeshëm, një nga puntorët më të vyeshëm e të devotshëm në administratën e ish Fakultetit Filozofik; Enver Haliti nga Lubeveci i Drenicës, ish i burgosur politik, tash dëshmor; Xhevat (Mustafë) Durmishi, mjek i njohur, tash jeton në Suedi;

Foto e hershme, Sinan Kastrati – Ali Lajçi (në këmbë)

Nazmi Xani, Polac i Drenicës e shumë të tjerë që në pamundësi, kësaj radhe nuk mund t’i përmendi por nuk mund t’i harroj.
Disa nga të lartë përmendurit edhe tash janë aktiv në jetën kulturore, shkencore dhe politike në Kosovë e në mërgim.

Bashkë me këta burra, e njoha edhe Xhavit Halitin, vetëm ”si syret”.
Ai vinte te Muhamet Mahmutaj, që gjithashtu banonte në konviktet e studentëve, në Qendrën e Sudentëve (QS).

Xhaviti vinte te Muhameti, bashkë me Ibrahim Nikqin, ”shokë” te pandashëm, atherë por jo më vonë, në demostrata, burg e në ”luftë”. Xhaviti nuk ka qenë i dënuar me burgim të rëndë, por për kundërvajtje.

Nuk më kujtohet se kam folur ndonjëherë me Xhavit Halitin, si me një mik që i kisha vetëm e vetëm, pse nuk e kam njohur dhe nuk i kam besua. Me Xhavitin, me siguri jemi përshëndetur kur isha i detyruar, kur ai ishte në shoqëri me Muhametin dhe me … Ibrahimin.

Kush është Ibrahim Nikqi?

Ibrahim Nikqi, studenti më i dalluar, djali më i dashur, miku më i madh e ushtari më i thjeshtë ishte Ibrahim Nikqi

Ibrahim Nikqi e Rexhepi janë djemtë e Sylë Mehmetit, ish i burgosur politik në burgun e Goli Otokut. Është folur e përfolur shumë dyshimi se Xhavit Haliti është hakmarrë rëndë dhe shumë keq kundër vëllezërve Ibrahim dhe Rexhep Nikqit, djemve të Sylë Mehmetit ish i burgosur politik në burgun e famshëm e famëkeq për shqiptarët në Goli Otok.

Dëshmi nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme shqiptare, që Xhavit Haliti, i ka thënë Sokrat Plakës, ambasador në Beograd, me 1982 e ku sipas Xh. Halitit dallohen studentet në demostratave, janë: Ali Laçaj, Riza Dema, Sina Kastrati, Nezir Mehmeti, Idajetet Osmani e ndonjë tjetër.

Ibrahimi dhe Rexhepi, duke u kthyer nga Zvicra, nga mesi i Qershorit 1999, afër Kukësit, në territorin e “shtetit” shqiptar, që “kontrollohej” nga UÇK-ja, e cila kishte vendosur një rampë, postbllok, pasi e ndalojnë Ibrahimin dhe vëllain e tij, Rexhepin, që të dytë, aty edhe i pushkatojnë!

Ata ishin me një kamion me orendi, tesha e gjëra të nevojshme, pasi që kishin nevojë sepse policia serbe i kishte djegur me ”tesh e kotesh”.

Pra, thuhet se ka qenë Xhavit Haliti me ”njerëzit” e tij, që është hakmarrë kundër Ibrahim Nikqit për shkak të rrahjes, siç thuhet më 26 Mars 1981, në demostratën studentore, para masës së studentëve protestues në Prishtinë.

Ibrahim Nikqi ka qene i burgosur politik dhe i dënuar me burgim të rëndë e të gjatë.
Më 1998 -1999, Ibrahimi e lë familjen dhe punën në Zvicërr dhe kthehet e vesh rrobat e usharit të thjeshtë, për ta kryer obligimin dhe për t’i dalë zot Atdheut, Vendlindjes, Vatanit, Kosovës por jo me xhavitat e jakupat, LPK-në, e as me FARK-un, edhe pse Ibrahim Nikqi kishte besim se vetëm të bashkuar mund ta fitojmë luftën dhe nëse asaj lufte i prijnë kuadrot me pregaditje ushtarake, me shkolla e akademi ushtarake, e jo LPK-ja e mbeturinat komuniste staliniste e enveriste e me nanosat, klosat e kudusat…

Ibrahim Nikqi e vëllai Rexhepi u pashkatuan nga njerëz që nuk u zbuluan!
Ata nuk e panë ”lirinë”…!

Kur Xhavit Haliti kërcënonte Rugovën me likuidim:
https://www.fmimages.net/pamje-xhavit-haliti-kercenon-me-likuidim-presidentin-rugova-intervistohet-nga-milaim-zeka/

Shiko videon në FB:
https://www.facebook.com/1420830864846457/videos/367392483814815/

Arësye pse nuk u zbuluan atentatorët e Ibrahimit dhe Rexhepit, vëllait të Ibrahimit sipas meje është: Xhaviti ishte i lidhur ”këmbë e krye” e si ”mishi me asht” me Fatos Klosin ish kryepolic i shërbimit sekret kriminal dhe Kudusi Lamën, gjeneral dhe që edhe tash përbehet në Xhavit Halitin, alias, në ”Zekën”, të dytë nga Shqipëria.

Nuk është e tepërt të thuhet edhe kjo: Shqipëria u tregua jo si nënë por si njerkë për ”luftën” e vitit 1998, 1999. Ajo pat një rast historik që ta bashkojë faktorin politik e ushtarak të Kosovës, që fatkeqësiht ishin ”dy krahë”, ai institucioanal me Presidentin e zgjedhur legalisht, Ibrahim Rugovën dhe Ministrinë e Luftës, FARK-un, që ishte emëruar si Ministër Lufte Kolonel Ahmet Krasniqi dhe bandat e lumi i LPK-istëve nga Zvicrra me Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin e ndonjë tjetër, që s’ishin gjë tjetër, pos amatorë dhe luftën e kishin parë vetëm në filma, ndërsa FARK-u, kishte aficerë të karrierës, që kishin kryer akademi ushtarake në ish Jugosllavi, e që thhet se ishin afro 3.000 mijë oficerë shqiptarë, aktivë e rezervë të ish APJ-së (Armata Popullore Jugosllave).

Këto i dinte mirë ”shteti” shqiptar, i cili veç e kishte humbur shtetësinë më 1997, por udhëheqja shqiptare, mjerisht, shumica u rreshtuan kah është më keq, me LPK-në.

Vazhdon nesër (në numrin tjetër).


1) Hamdi Sopa, zyrtari i Qeverisë së Kosovës, dyshohet se është qëlluar dy herë me thikë në bark, është prerë dhe në dorë, ndërsa më pas është goditur me një mjet të fortë prerës në pjesën e pasme të kokës, e cila plagë ka qenë vdekjeprurëse. Bashkëshortja dhe dy vajzat e Sopës, kanë mohuar se e kanë kryer vrasjen. A. Sopa ka thënë se babai i saj ishte rrëzuar në mëngjes në banjo dhe se kishte biseduar “normalisht” me të 40 minuta para se ai të hidhej nga ballkoni.
2) RPSSH, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

Malmö, 24 janar 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.