Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

0
224
Albini - Vjosa - Monika - Luli

Nga Kreshnik Spahiu

Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi?

Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.

Por pse opozita e Kosovës është më afër se pushtetit, se opozita e Shqipërisë:

1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.
2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të paprovuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pasë 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.

3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtërorë dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës, Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrollohet 100% nga figurat e vjetra.

4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje, që janë themeluar nga dy liderët e saj Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi, por i kanë të trashëguara nga Burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.

5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetra dosje në prokurori dhe s’kanë asnjë moral në kauzat e tyre.

6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi, që njihen për pasuritë e tyre.
7- Vjosa dhe Albini kanë plot gabime në politikë, por ata nuk vinë në pushtet si e keqja më e vogël por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votojë anti-Rama, por jo pro Monik dhe Lulzim.

8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qarë që burrë i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi, se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.

9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral, që t’i rrisi imazh dhe vota, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika – një aleat 30 vjet ne politike, që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.
10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo.

Dhe autor i manipulomit votës nuk është vetēm qeveria e sotme, por edhe opozita PD-LSI, që janë nëna dhe baba e vjedhjes votave të shqiptarëve

Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit janë shumë më afër fitores, se opozita e Monikës dhe e Lulzimit.

Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar.

Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.