Qytetarët morën përgjegjësinë politike më 14 shkurt

0
94
Vjosa - Albini

Skënder MULLIQI

Ka shumë kohë që Kosova po jeton në tensione politike, të cilat po e shkatërrojnë shoqërinë tonë të re. Dhe, kush është më këtë rast humbës, qytetarët dhe shteti i Kosovës. Garda e vjetër politike të pranon së kan sunduar përtej bilahi, dhe së na kan bërë dëme. Duhet të mësohen së jemi në sistemin kapitalist modern dhe së rotacioni i pushtetit është gjëja më normale. Gjithashtu duhet të pranojnë së nuk kan punuar mirë dhe për të mirën e qytetarëve. Prandaj, edhe nuk është qudi ju erdh ndëshkimi i vonuar. Do të ishte burrni e tyre të pushojnë luftën për pushtet. Instaluan pushtet apsolut, gjë që tash po ju vjen vështirë ta lëshojnë.

Po e kan veshtirë së pushtetin e tyre apsolut e shfrytëzuan për t’u pasuruar në mënyrë të pandershme. Pos lakmisë materjale garda e vjetër politike shumë e instalojë urrejtën partiake, si pengesë e madhe për Kosovën. Qytetarët duke pa situatën e rëndë të Kosovës, morën përgjegjësi që ta ndryshojnë gjendjën gadi kaotike politike dhe institucionale më datën 14 shkurt, duke votuar për forcat reformiste. Është koha e fundit të punohet për një shoqëri të prosperuar dhe të lumtur, duke e ngritur Kosovën shumë më lartë krahas vendeve demokratike. Ka marrë fund logjika që Kosova do të drejtohet më strukturat e vjetra te burokratizuara ose nuk do të ekziston.

Zaten qytetarët edhe shprehën vullnetin e tyre politik në zgjedhjet e 14 shkurtit. Qytetarët i gjetën liderët, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të cilëve edhe iu besuan pushtetin. I gjetën njerëzit e pakorruptuar, të shkolluar, të përgjegjshem politikisht dhe moralisht. Është duke u krijuar një realitët i ri shoqëror dhe politikë. Kosova më struktura të vjetra u mor vesh së nuk mund të zhvillohet dhe as të demokratizohet. Nuk kishte mundësi të daljës nga izolimi i gjatë dhe inkuadrimi në struktuën e BE-së.

Kosova më Qeverinë e re, do të shkojë përpara, do të avansojë në procese zhvillimore dhe demokratike. Është koha e fundit të unitetit tonë politike e institucional për të mirën e këtij populli dhe të këtij vendi. Ti tregojmë botës demokratike së jemi dhe dijmë të punojmë për shtet. Ti tregojmë botës së dijmë të dallojmë të keqën nga e mira. Nuk ka tjetër rrugë që të mbijetojmë si popull dhe si shtet… Këtë e arrijmë vetëm duke iu thirrur mëndjës së shëndosh…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.