Raporti i Antimafias italiane: Bandat shqiptare, më të rrezikshmet

0
464

MË: 13 SHKURT 2019BOTASOT.INFO

Në raportin e fundit semestral, të publikuar nga Antimafia italaine, bandat shqiptare janë konsideruar si më të rrezikshmet të huaja.

Në raport citohet se “sjellja e dhunshme brenda bandës rezulton efektive jo vetëm për pazare kriminale, por edhe për të zgjidhur sherre mes grupeve kriminale që operojnë”.

Shqetësues shihet edhe fakti se vitet e fundit, brenda këtyre bandave po bëhen pjesë edhe të rinj.
DIA nuk ka dyshim që kriminaliteti shqiptar është organizata e huaj më e pranishme në rang kombëtar në Itali.

Dhe disa nga aktivitetet kryesore bëhen në bashkëpunim me segmente italiane të krimit, si narkotrafiku, shfrytëzimi i prostitucionit dhe krimet kundër pasurisë”, thuhet në raport.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.