Rasti i humbur i Vjosa Osmanit!

0
365

Shkruan: Florim Zeqa, 15.07.2020

Vota e elektoratit të LDK-së për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, më shumë se shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshim, erdhi si produkt i ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor, gjegjësisht për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.

Prandaj, vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 nuk ishte rastësi, por shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe grupet e interesit për rikthim të identitetit rugovian të partisë.

Barrikadimi i gabuar

Pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK, Vjosa Osmani në vend që të respektoj vendimet e partisë u barrikadua kundër saj dhe në mbështetje të partisë rivale.

Ky ishte gabimi më fatal për Vjosa Osmanin, për arsye se parimet politike dhe rugovizmi nuk mbrohen nga bastioni i një partie rivale e filozofisë politike rugoviane siq është LVV-ja dhe lideri i saj majtist.

Kundërshtarët politik të filozofisë politike rugoviane janë të shumtë dhe shumllojshëm, por Albin Kurti është ndër të parët dhe më i devotshmi nga gjithë të tjerët.

Këtë jo që po e themë unë, por janë faktet historike, mediat e shkruara dhe elektronike që e dëshmojnë një konstatim të tillë, të pakontestueshëm dhe të pamohueshëm nga askush në Kosovë.

Mungesa e guximit

Vjosa Osmani e humbi rastin historik për bërjen e ktheses së madhe në LDK. Disa herë dhe në vazhdimësi kam kërkuar Vjoses që ta dëshmojë veten që është produkt i elektoratit për ndryshime dhe jo i grupeve të interesit në parti…

Mbase ky ishte momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik i Vjosa Osmanit. Pra, ishte momenti më i përshtatshëm që zonja Vjosa Osmani ta dëshmoj veten se është forcë e ndryshimit, e jo ta zhvilloj “luftën” nga pozicioni më i gabuar politik.

Sikurse më parë në proceset zgjedhore të LDK-së, që nuk mundi ta hedhë hapin e guximshëm për kandidim për ta paren e partisë, as tani Vjosa Osamni nuk e pat guximin e marrjes së iniciativës për zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, për ta kthyer veten në forcë vepruese për ndryshim dhe reforma të thella në LDK, kërkesë kjo e imja e vahzdueshme drejtuar asaj dhe gjitha forcave progresive në LDK.

Reformat, proces i pakthyeshëm në LDK

Reformat aq të nevojshme dhe të domosdoshme në LDK duhet të bëhen nga brenda e jo nga jasht, jo nga urrejtja por nga dashuria, jo nga hakmarrja primitive por nga toleranca dhe bashkëpunimi dhe nga shtrirja e dorës së pajtimit në LDK.

Vullnet i elektoratit për ndryshime në LDK, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t’i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar bizneset e tyre.

“Salto mortale” e kryeparlamentares

Nuk ka vend për rrahagjokse dhe shitje të rugovizmit, se cili është më rugovist se tjetri.
Sikurse LDK-ja që ndahet në dy periudha historike, edhe rugovizmi ndahet në dy etapa. Sikurse dallimi mes LDK-së rgoviane dhe asaj post-rugoviane që është i madhë dhe substancial, dallojnë edhe rugovistët e epokes rugoviane me ata të asaj post-rugoviane.
Secili duhet të sillet konformë kontributit të dhënë në etapen e caktuar për LDK-në dhe shtetin e Kosovës në veçanti.

Kur është themeluar LDK-ja, Vjosa Osmani ka qenë vetëm 7 vjeçare, dhe si duket rugovizmin e ka ndjerë në shpirtë vetëm pas emërimit si këshilltare në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu.

Shihet qartë se zonjes Vjosa Osmani i duhet kohë për t’u kalitur si politikane, e aq më tepër për t’u brumosur mirë me filozofi politike rugoviane.

Një çasje pak më pragmatike e Vjosa Osmanit, do të bënte që ajo të fuqizohej akoma më shumë në elektorat për marrjen e besimit në drejtimin e LDK-së.

Ashtu sikurse Albin Kurti që bëri “hopa” pa e kapërcyer ylberin, edhe Vjosa Osmani bëri “salto mortale” me pozicionimin e gabuar politik përkrah kundërshtarëve më të mëdhenjë të filozofisë politike rugoviane.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.