REAGIM I NENDEGËS SË LDK-së NË WILISAU

0
1173
LDK logo

Në mbledhjën e kryesisë të kësaj nëndege të mbajtur më 24.01.2016 në Gettnau, u shqyrtuan disa pika që i patem ne rend të ditës. Njëra ndër këto pika ishte zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës. Kritika të ashpra u drejtuan kah disa figura udhëheqëse të LDK-së, të cilët deklaruan së LDK-ja e ka për obligim ta votoj Hashim Thaçin për president të Kosovës.Deklaratat e Isa Mustafes, Haki Rugovës, Lutfi Hazirit dhe disa të tjerëve që janë pjesë e klanit të Isa Mustafës u cilësuan si skandaloze dhe tejetë fyese për kryesinë e nëndegës së Ëilisaut dhe antarësinë e saj të gjerë.

Të pretendosh së më çdo kusht duhët të jetë president njeriu që qendroj në majat e një organizimi kriminal, së bashku me shumë figura që qendrojnë rrethë tij, ishin dhe vazhdojnë të jenë figurat më tragjike që LDK-së i sollën kob dhe vëtem kob, duke ia likuiduar njerëzit më të rëndësishem. Kjo figurë kriminale më organizatën famëkeqe SHIK shpallën tradhëtarë presidentin Rugova dhe bashkëpuntorët e tij më të ngusht. Ata përpiluan listat e zeza për likuidim në krye të të cilave figuronte edhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova më bashkpuntorët e tij.

Pjesa dërmuese e këtyre figurave nga këto lista u egzekutuan në sitlin e OZNA-së famëkeqe. Këto deklarata të këtij klani shkatërrues mbrenda LDK–së, nuk mund të cilësohen ndryshe vëtem si dëshmi e pa kontestueshme se ky klan ka qenë në bashkëpunim më këtë organizatë famëkeqe edhe më parë. Se Hashimi duhet të jetë president më çdo kusht sipas tyre e rrumbullakëson pushtimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që pastaj kjo kastë kriminale të bëhët e pa prekshme.

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Ëilisau dhe antarësia saj i bën thirrje deputetëve të LDK-së që atë ditë kur Hashim Thaqi të qitet për votim nuk ish dashtë në asnjë mënyrë ta marrin përgjegjësinë historike dhe epitetin-tradhëtarë për ta votuar këtë figurë përqarëse dhe kriminale për president të Kosovës. Ju deputet të ndëruar të LDK-së jeni zëri i anëtarsisë së saj të gjerë, andaj ju nuk guxoni të votoni në kundërshtim me vullnetin e tyre.

Ju atë ditë duhet ta bojkotoni atë seancë dhe ta bëni të pa mundur zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit tonë. Me bojkotimin tuaj të asaj seance, ju të ndëruar deputetë të LDK-së do të tregoni edhe një gjë shumë të madhe, se ju jeni zëri i vërtetë i anëtarsisë së LDK-së, dhe së Isa Mustafa më klanin e tij nuk janë më përfaqësuesit legjitim të LDK-së, por janë ozurpatorë klasik, të cilët sa më parë LDK-ja duhet liruar nga ky diktator bashkë më klanin e tij.

Sektori për informim pranë kësaj nëndege.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.