Rebelimi shpirtit…

0
1141
Vladimir Shyte

P O E Z I

Rebelimi shpirtit

Nga varret u ngritёn edhe tё vdekurit,
Dhe ligjёruan nёpёr rrugёt e qytetit,
Shpirtёrat-zjarr u shfaqёn, ra shi gjak,
Shkёlqimin humbi dielli dhe e bukura hёnё,
Dhe u eklipsuan nё gjyqe tё pafund,
Dhe shpirtrat dualёn nga trupa tё helmuar,
Dhe si lajmёtar qё pёrpara fatit rendin,
Dhe ҁirren e bёrtasin pёr tё keqen e rёnё.

O qiell!O dhe!E ҁ’tё shtojё tjetёr mё,
Tё etur pёr pasuri u ngritёn qentё me ulёrima,
Dhe hёnёn gjysmё tё ngrёnё qё u dukej si kockё,
E ngecur nё fytin e natёs si nё ҁengela,
Dhe kundёr saj u sulёn me rrёmbim,
Ulёrimat i pushuan, kur njё re mbuloi hёnёn,
Qentё tё tёrbuar, do t’i kthehemi prapё, thanё,
Dhe shkuan duke aluduar me magjinё e mendjes.

O vrasёs tё buzёqeshur, vrasёs i mallkuar,
Qё ҁdo gjё e rrёmbyet me forcё, me plumb,
Dhe i varfёri zgjat listat e ushqimёve nё dyqan,
Vёrtet, dua tё ngre zёrin, me fuqinё e shpirtit bёrtas:
Qё vrasёs jeni dhe prapё tё buzёqeshur.
Tё paktёn kёshtu ndodh nё kёtё vend,
Mendoni tё vrisni tingujt e klithmave,
Jo, gaboheni rёndё zotrinjё, qen.

Nga portat e Olimpit shigjeta e zjarr-komet,
Korruptues e kurvar, mashtrues tё poshtёr,
Kodosha e maskarenj, pa zemёr e pabesё,
Mbi kurorat tuaja do rrjedh helm i mpreht,
Eh… mё jepni pak dritё pёr shpirtin e ligshtuar,
Mё jepni pak dritё pёr sytё, i lirё tё rrojё,
Tё shoh njerzit, jetёn, diellin, se s’rri dot pa to,
Pёrse s’pranoni? Jetёn time dua tё jetojё.


Tё vdekur nё botёn e tё gjallёve.

Natё e zezё pis,
Hije qё pёrplasen nё mure,
Rrugё nё zbehtёsinё e heshtjes,
Prishin qetsinё klithma e batare,
Kalimtarё tё rrallё,
Dhe kokat kureshtare,
Mbrёmja e ngarkuar me yje,
Toka e mbarsur me probleme,
Dy trupa pa jetё shtrirё pёrdhe,
Dhe dy njomёzak tё lemerisur pas tyre.

Ҁ’dashuri e ҁuditshme,
Me shpirtёra tё zbrazur ngrirё kallkan,
Djalli u shqeu zemrat,
Dhe qesh me dashurinё e pabesё,
Pastaj vrapon nё mes territ,
Lё pas dy vocёrrak nё vajtim.

Mallkim, pёrbuzje,
Dhe ёndrra tё lёnё pёrgjysmё,
Tkurrje e buzёqeshjeve pa tinguj,
E njёrzёve qё kanё harruar mendimet,
Lokaleve buzё rrugёs.

Ndizen qirinjtё,
Kёndohen ungjill e kuran,
Tё vetmuar dy engjuj,
Nё sy lotё tё patharё,
Fati keq rastёsisht i la,
Tё vdekur nё botёn e tё gjallёve.

Mjerimi sjell veҁ vdekje,
Por dikush flet pёr ringjallje,
Po kush majmet dhe kush ringjallet?
Tё vdekurit nё botёn e tё gjallёve,
Apo tё gjallёt,
Qё flenё pёrmbi butёsinё e parave.

O njerёz!
Vraponi nё qiellin e stuhijshёm,
Dhe ktheni kaltёrsinё,
Nё shkumё tё bardhё,
Hidhni poshtё prangat e jetёs,
Mendimet-zhele tё sё djeshmes.
Dhe kur rrёketё e ёndёrrave,
Tё jenё derdhur,
Mbi fasadat e dremitura,
E kur shpresa tё pёrkёdhel,
Si puthje mёngjezi,
Atёhere mё zgjoni edhe mua!

VLADIMIR SHYTI
DURRES

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.