REFLEKTIM

0
597

AV. XHABIR ZEJNUNI!

Sapo ndoqa një intervistë të Zotit Sali Berisha, ndaj së cilës nuk mund të rrija indiferent!

Zoti Sali Berisha.
E ndoqa me shumë vëmendje intervistën Tuaj.

Që në fillim, theksoj se qëllimi i intervistës Suaj, nuk ishte vizita në Muzè, por përhapja e mesazheve Tuaja politike.
Më pak se 3 minuta Ju folët për artin dhe 17 minutat e tjera, folët për politikën!

Nga arti, kaluat në politikë.
Nga peneli, kaluat tek pushka.
Nga pëlhura, kaluat në sheshin e luftës.
Nga boja, kaluat tek gjaku.
Nga mesazhi i dashurisë, kaluat tek mesazhi i urrejtjes.
Vazhduat me kërcënime, urrejtje, paralajmërime për grushte shteti, etj.

Edhe në vende të tjera të Europës, ka parlamentarë me probleme me drejtësinë. Dhe jo vetëm me drejtësinë. Arsyeja dihet! Mjafton që Ju të hidhni sytë tek Italia fqinje dhe mike. Ky fakt, nuk do thotë se mbështes dhe përkrah korrupsionin e çdo ngjyre dhe forme në Parlament.

Pati mjaft kohë nga viti 2009 deri në vitin 2013 Qeveria e PD-së të mbyllte çështjen Dajti, por nuk e bëri! Mos më thoni pastaj se Ju nuk përziheni me Prokurorinë, pasi edhe Rama do thotë atëherë se edhe PS-ja nuk përzihet me Prokurorinë. Nëse Rama, i cili çdo vit me 21 janar vendos një tufë me lule tek vendi ku u vranë 4 viktimat, deklaron se i takon Prokurorisë që të bëjë hetimet e nevojshme, po ashtu edhe Ju deklaronit dikur kur vendosnit një tufë me lule me 2 prill të çdo viti në Shkodër, se hetimet i takonin Prokurorisë! Të gjithë e dimë se si përfunduan këta dy proçese (….)!

E di mirë se Ju nuk luftoni për pushtet. Larg qoftë.
Por, ky fakt nuk ju ndalon Juve që të mos mbroheni nga shteti dhe pushteti (…)!
Por, vetëm në një pikë Ju jeni dakord me Ramën, që konsideroni median si kazan, kur thoni se: “Juve ju ka dhënë llokma ai”!
Ju i thoni Rames ik. Ok.

A është dakord atëherë elektorati socialist, që Rama të ikë?
A ka të drejtë edhe elektorati socialist të dalë edhe ai të manifestojë në mbështetje të Qeverisë Socialiste?

Fakti që gati 72% e shqiptarëve nuk janë për marrëveshje, nuk do thotë se shqiptarët sipas Jush janë për qërimin nga pushteti të Ramës.
Pasi jam shumë i sigurtë se nëse 72% e shqiptarëve do ishin PRO marrëveshjes, Ju do thonit se Rama nuk po zbaton vullnetin e “sovranit”, për të bërë një marrëveshje në të mirën e vetë “sovranit”.

E nisët intervistën me art dhe e mbyllët me eksploziv, konfrontim civil dhe grusht shteti (të mirëfilltë madje!).

Zotëri.
Kush do e organziojë grushtin e shtetit? E dini Ju se çfarë është grushti i shtetit dhe në çfarë situatash bëhet ai?
Nuk na mjaftoi viti 1997 neve?

Fakti i djegjes në bllok të mandateve të opozitës (bashkë me ato të “stolit rezervë”!), më kujtoi vendimet e dikurshme që merrte në bllok PPSH-ja!
Shumë domethënës mesazhi përmbyllës i intervistës Suaj.

I cili mesa po shoh, nuk do jetë mesazhi domethënës i Juaji i fundit (…)!!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.