Zymer Mehani
I
Juve që më njihni
Edhe juve që fare s’më njihni
Nëse Zot i Madh
Jua ka verbue ata sy
T’i shani e t’i fyeni
Bijtë që bënë lavdi
Që me gjak e jetë
Na sollën këtë liri
Jo, jo kurrë s do t’jeni
Vëllezër as miq të mi
Jo, jo, shamëni lirisht
Se kurë s’do të bëhem
Servil, as sahanlëpirës
Po besoj, shpresoj
Urrej, dashuroj
Dhe jetoj vetëm shqip
E shqip e dua edhe mikun
Shqip e urrej dhe armikun
Shqip e mallkoj edhe të ligun
Gjakatarin e barbarin
Shqip e dua vëllanë
Nipin e xhaxhanë
Shqip e dua dhe motrën
E nderoj dhe votrën
sepse jam shqiptar
E nuk jam tradhtar
Shqip të dua dhe ty, mbesë
Që për ty kam shpresë
Admirim dhe besë
Jo, jo, më pështyni edhe në fytyrë
Më fyni si ju dini më mirë
Por kurrë s’ do t’ju lejoj
T’m’i fyeni të mitë heronj
Unë poeti vetë
Me miqtë e mi poetë
Me majat e lapsave
Me fjalët në fletë
Porsi llavë vullkani
Me fuqi titani
Do t’i këndojmë heronjtë
Bijtë e këtij vatani
Shtatoret e larta
Edhe lapidaret
Të kujtimit pllaka
Madje edhe varret
Do t’ua përqafojmë
Mbi to do t’këngëtojmë
Se ishin dhe do të mbeten
Krenaria jonë
Kur dje ti, si unë
Qëndroje n’furtunë
Një vrimë e kërkoje
Kokën ta strehoje
Kur gjakatari
Paramilitari
Çetniku e i ligu
Tokën na e skuqi
Lulet na i shkeli
Jetën na e erri
Kah të erdhi ndihma
Më thuaj ti, o njeri
A po s je njeri
Ti o faqezi
Kush mohon dëshmorët e vet
Trupin dheu kurrë mos ia trettë!
II
edhe ti që i fyen themelet e shtetit
Foli me t’mirë vetit
Se s’je biri i mbretit
Dije mirë o tru-tharë
Se meriton të tërhiqesh zvarrë
Që n trup t’ kombit ti hap varrë
E s’je kurrkushi
Por je fytyrëpalarë
Kësaj toke rëndë po i vini
Ju që kundër saj po jini
Prandaj ju s’meritoni
Asnjë pëllëmbë për varre
Se jeni me marre
Ju mund të jini gjithfare
Por kurrë s’besoj se jeni
Të racës shqiptare
Kosovë e paepur
I
Në shkrepa e gurë
Shkruaj emrin tënd
Je e fortë-çelik
I granitit shkëmb
I bardhë si dëbora-
Mbi kokë të rri plisi
Rritet shtati yt
Porsi qiparisi
Dashuri të madhe
Ty të kanë shqiptarët
Përherë me gjak t’kuq
T’i ushqyen damarët
N’flamur kuqezi
N’krerët e shqiponjës
Për ty u betuan
Trimat e nënëlokes
Besën e ke t’artë
Virtyt për shqiptar’t
Plisbardhë nëpër shekuj
Kosovë e paepur
II
Le t’ma copëtojnë zemrën
Të ma ndajnë në dysh
E t’m’i vërbojnë sytë
Eshtrat le t’m’i thyejnë
Dashurinë ndaj teje
Kurrë s’do mund t’ma shlyejnë