Roli i Austro-Hungarisë në krijimin e shtetit shqiptar, në vitet 1912-1913

0
536

Elena Kocaqi, 19 maj 2019

Libri mbi rolin e Austro-Hungarisë në krijimin e shtetit shqiptar, në vitet 1912-1913, një nga librat më të mirë të Elena Kocaqit, tashmë është në gjuhën angleze në Amazon, në formatin print dhe dixhital, se bashku me librin Lufta e Trojës. Ky libër trajton mënyrën se si u krijua shteti shqiptar si dhe skenat dhe prapaskenat e Fuqive Ballkanike dhe Evropiane, ndaj ka rendesi te madhe.

Plani i Fuqive Ballkanike, se bashku me Rusinë ka qene qe ti jepnin fund kombit shqiptar duke e genociduar atë dhe ky plan u sabotua nga Austria-Hungaria, e cila mobilizoi nga vjeshta e 1912- deri ne vjeshten e vitit 1913, rreth 1 milion ushtarë për te krijuar shtetin shqiptar dhe për të shpëtuar aq sa mund te shpëtohej nga një Shqipëri e pushtuar nga trupat Ballkanike. Austria e çoi situatën disa here ne lufte botore.

1- Rasti i portit te Durrësit, kur Serbia e pushtoi dhe donte ta mbante me dhune, çoi ne mobilizim ushtarak të përgjithshëm Austrinë. Fuqitë e Mëdha dhe Rusia për të shmangur luftën boterore, e kërcënuan Serbinë dhe ajo u tërhoq.
2- Për çështjen e Shkodrës ne maj te 1913, Austria serish kreu mobilizim ushtarak dhe kërcënoi me lufte nëse Mali i Zi nuk lëshonte Shkodren dhe Mali i Zi u detyrua te terhiqej.
3- Ne 17 tetor 1913 Austria i coi ultimatum Serbisë për tërheqjen e trupave nga Shqipëria politike me afat 8 ditor. Ultimatum qe angazhoi gjithë Fuqitë e Mëdha, se kjo do te thoshte lufte boterore dhe Serbia u tërhoq. Ultimatumi i dyte ne korrik te 1914 po i shkruar nga Berchtold e çoi boten ne lufte Boterore.

Dua te falënderoj nga zemra Albana Çanga për përkthimin bruto te librit, ndërsa footnotat i ka përkthyer autorja si dhe rregullimet përfundimtare. Librat e Elena Kocaqit ne nje te ardhme te afert do jenë te gjithe ne gjuhen Angleze ne Amazon, pasi edhe te huajt duhet te njihen me historine tone si dhe me padrejtesite historike, që iu janë berë Shqiptarëve dy shekujt e fundit – premton autorja në një prononcim në Facebook.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.