RRËFIM I REXHEP MALËS

0
495
Atdhe Rrustem Geci

poezi nga Antologjia, “Libri, gjaku im”

toka dhe liria, venbanimi im

Ky vend kaq i lashtë e qytetërues
është vendbanimi im, i gjyshërve
dhe stërgjyshërve të mi. Ky vend
i lashtë me kulla e varreza, është
qytetërim i tërë brezave shqiptar
Pse s´ngritemi, pse nuk zgjohemi
armiku në secilën libër e ka vu
pushtetin e tij dhe historinë e tij.

Çlirimtar të nderuar të çlirimtares
populli ynë ka besim në luftën
tonë, thika xhelatit na ka mësuar
të ngritemi mbi plagët e marra
Shqipëri, nënëloke e gjitha trojeve
parzmore vullkani e atdheut tonë,
plagë e kam Iliridën e Çamërinë,
dhimbja po më shqyen kraharorin…

Jam Rexhep Mala, bir i Dardanisë
mençuria ime, pak i beson paqes,
bisedimeve dhe marrëveshjeve
lufta me Serbinë do të jetë e gjatë
kemi të rënë me serbët. Në një
mëngjes në Gjilan, te gjimnazi,
takova Skënderbeun! Po ti i thash!
Zgjohem tha, kur zgjoheni dhe ju!…

Atdhe GeciDortmund, 2018 – poezi nga Antologjia, “Libri, gjaku im”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.