RRETH LIBRIT ”PËSHPËRITJE E JETËS NË MËRGIM” ROMAN, E AUTORIT XHAVIT ÇITAKU

0
1078

Nga Mone Juniku

Recension

AUTORI KA PËRSHKRUAR ME KUJDES MALLIN, DASHURINË NDAJ ATËDHEUT PLAGËT E MËRGIMTARËVE

Romani i parë i Xhavit Çitakut i titulluar “PËRSHPËRITJE E JETËS NË MËRGIM”, cili vjen para lexuesve, është një pasqyrë e të rrëfyerit për jetën larg atëdheut. Në këtë roman autori Xhavit Çitaku ka përshkruar barrën e rënd të mërgimtarit, mallin për atëdheun, shtëpin, vuetjet dhe sfidat që të dalin përpara, nga kjo largësi.

Në rrugëtimin e tij autori nuk len anash pa përshkruar ngjarje dhe situata më të ndryshme që shqiptarët ballafaqoheshin në luftën për liri dhe ekzistencë, çmimin e lart që e pagoi në përpjekjen për një siguri dhe jetë më të mirë. Autori mban të gjallë me zili mallin për jetën, atëdheun, shtëpinë vendlindjen e mbi të gjitha dhembjen e madhe e të përhershme që pulson në gjakun e tij. Pikërisht është kjo pikë gjaku që e bën autorin të rrëfehet në romanin e tij, “PËRSHPËRITJE E JETËS NË MËRGIM”.

Autori ndjen si një barrë të rëndë ndjenjën e largimit nga atëdheu, ndjenja e përgjegjësisë, ndjenëja të qenurit larg shtëpisë, larg njerzve më të dashur, larg vendlindjes, jetesë në një lloj vetëmashtrimi. Ajo ndjenjë tinzake e benë autorin të detyruar që të mos i mungoj edhe fija e shpresës pa të cilën vështirë do të ishte të përbihej kafshata e rënd e mërgimit.

Pastaj vjen arratisja e Dritonit me familjen e tij, kjo braktisje la gjurmë dhe mall në shpirtin e tij. Udhëtimi i gjatë për mërgim, malli për vendlindjen rikthen ndjenjën, dashurinë për ditët që traumatizuan botën shpirtërore të tij, malli për më të dashurit e tij filluan t’i shpalosin gjurmët e ëndërrave, sekretet e fëmijërisë. Apo thënë ndryshe, sekretin ëndërr e burgosur nën hijën që krijoj jeta. Shpresa për të mundur të kaluarën e zhdukur, ai arrin të mund pengesat dhe dilemat e pakuptim.

Në tërësi autori Çitaku, ka përshkruar me kujdes mallin, dashurinë ndaj atëdheut, plagët e mërgimtarëve shqiptarë, si dhe sakrificat dhe heroizmin e bashkatëdhetarëve në rrjedhat kombëtare.


Loading…


Ësht e pamundur që secili nga ne lexuesit të mos e gjej veten në këtë roman. Është e pamundur ta ndalosh lotin dhembjen që të ngulfat në shpirt. Shumë nga ne e përjetuam apo të themi, ishim bashkëudhëtar ngarkuar me mall e dhembje me shpresë për shpëtim, për liri dhe një jetë pak sa më të mirë. Kurse pjesa tjetër i kujtojnë ato ditë trishtimi kur i përcollën më të dashurit e tyre për mërgim. Në at rrugë të gjatë ku ishin të pa vetëdishëm nëse do e gjejnë parajsën apo ferrin.

Meqë kemi të bëjmë me një roman realist, po pse jo edhe ideor, atëherë doemos do të konstatojmë se romani ka për të ndikuar në ndjenjën e lexuesit si një roman shumë i mirë, sepse autori ka arritur për të përshkruar rezultatet e përjetimit të thellë të jetës së një mërgimtari shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.