S’DO TË VLEJË KJO MBRETËRI

0
865

S’DO TË VLEJË KJO MBRETËRI

Ka ardhë dhe fundi i kësaj loje
Mënyra se si hypë në pushtet
S’do të vlejë fare mbretërija jote
Gjaku i derdhur s’dot rrin i qetë…

Ky lum i gjakut që ka vërshuar
S’dot fle vala e tij kurrë asnjëherë,
Do ta ujis tokën tonë të shkrumbuar,
Të rris filizat e pastër përherë…

Tani në ata që patëm aqë besim
Si kopshtar po e rrëmihin zemrën e saj,
Po e përgatitin për interesat personale
Po e shesin copa-copa dhe skaj më skaj …

Çohu nga varri o baca Adem
Hidhja sytë njëherë Kosoves,
Çfarë pazaresh bëjnë këta djem
Për të arritur në maje të kupoles…

Ata që na vranë e masakruan Drenicën
Do të jenë mbretër në shtëpinë tonë,
Po ata që na e ndanë Mitrovicën
U këthyen po shkelin gjakun dhe këtë tokë..

Gjithëqka me luftë dhe paqë ndërtuam
Keqpërdoret për një grusht të vogël para,
Të gjitha idealet u hudhën dhe u shkatrruan
Vetëm për epshet që i kan aqë të mëdha…

Tufa e deleve kullotë barë dhe po heshtë
Përballë bariut duke festuar me ujkun,
Nuk heziton të e ndalë fare atë qumsht
Mos t’ushqehen prej saj klyshtë e armikut..

Abide Gashi; 10 shtator 2017, Mitrovicë

HESHT PËRPARA INJORANCËS

Përpara injorancës le të flas heshtja
T’i tregosh asaj se je një nivel më lartë,
T’i prishet qejfi, mos t’i jepet mbështetja
Të mbetet pa tekst të mos dijë çfarë thotë…

Të këqijtë injorojë me vesh të shurdhur
Kurrë mos u bë ushqim i tyre i preferuar,
Edhe nëse krejt botën, miqtë i ke humbur
Mos lejo veten me ata për t’u rivalizuar..

Janë disa njerëz që ndjehen të kënaqur
S’shohin veten merren me jetë të tjerësh,
Në çastin e parë kanë për të të përfolur
S’i lënë vend askujt me fjalor rebelësh…

Një gjë dihet, o ju njerëzit e mi të dëlirë
Çfarë s’të pëlqen bëhu sikur s’e merr vesh,
S’mundesh kurrë për të gjithë të jesh i mirë
Ashtu sikundër s’mund të jesh edhe i keq…

Mes vetes dhe të tjerëve gjeje një mes
Të mos sillesh me aq shumë ngrohtësi,
Të mos u bëhesh të tjerëve virtyt as ves
Kujdes, mos u fol, as edhe me aq ftohtësi…

Mitrovicë, 7 Korrik 2017 ( Abide Gashi )

QËNDRO PRANË MEJE

Ardhja jote i çel lulet nëpër kopsht
Kthen dallëndyshen nga shtegtimi,
Mungesën tënde nuk e përballoj dot
Më je si ajo lulja që e sjell blerimi..

Sa herë pranë meje kur ti qëndron
Mbes pa frymë edhe pa asnjë fjalë,
Të rrahurat zemra ime i përshpejton
Më ikën fjala posi trofta nëpër valë…

Në sytë e tua bëhem sikurse një flutur
I hapë krahët e mija lehtë dhe lehtë,
Gjezdisë fytyrës tënde aq të bukur
Zemra akordon tik-taket bëhet e qetë..

Kur jam me ty ndjej ëmbëlsinë e jetës
Dhe për të kënduar zëri më del më mirë,
Mbushem energji dhe shpesh i them vetes
E dua njeriun që ka shpirtin aq të dëlirë…

Jam lule midis lulesh tjera më e dalluar
Rritem vetëm për ty dhe çelë petale,
Nëse di me kujdes për të më kultivuar
Duke lulëzuar jetën ta bëj të madhe…

Të lutem qëndro gjithmonë me mua
Mos u largo për asnjë çast prej meje,
Se dua largësinë, sepse shumë të dua
Dua të jem gjithnjë vetëm pranë teje…

Abide Gashi; 14 shtator 2017, Mitrovicë

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.