Arben Çokaj
Në Amerikë, e kanë një gjë të mirë: pagesën për punën që bën – njeriu me një profesion të mirë, paguhet. Dhe prandaj shoqëria amerikane ka një hierarki vlerash. Je doktor, të respektojnë, jo për gjë, por e dinë se paguhet mirë!
Babai i një djali sot në Shkodër, i paguante shkollën të birit, vitin e 6-shtë, rreth 4500 Euro në vit, te Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë, për mjekësi. Nëse i biri futet mjek në Shqipëri, po nuk vodhi, me rrogën që merr, as paratë e shkollës nuk i paguan.
Prandaj s’i respekton kush mjekët në Shqipëri, as profesionistët e njerëzit e ditur. Respektohen llopovët e të fortit e lagjes, mallistët e kontravandistët… Me këta të fundit merren politikanët tanë, që thithin edhe të gjitha paratë në këtë vend. Njerëzit e ditur e me kontribit i kanë frikë, s’i duan askund afër, se shohin shëmtimin e paaftësinë e tyre në pasqyrë!