SHKARKIMI SULEJMAN REXHEPIT ZHOZEF FUSHES SHQIPTAR

0
343
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam ditur, se: Pas publikimeve të Memoareve të Hoxhë Mulla Sulës në mjetet e informacionit, të cilat me guximin e parakohës, edhe i përshendeta me një Ese letrar: Hoxhë Mulla Sula si Zhozef Fushe. Porta e mbyllyr me dry e “Xhehnetit” (Parajsës), dhe “Xhehenemit” (Ferrit), me këto Memoare u hap krah më krah. Hoxhallarët, dolën haptas edhe në skenën politike. Pamarrë parasysh, se: Deri dje, ata kishin qenë argatë partiak të Partive Politike. Sot, dolën nga prapaskena edhe si spiunë shqiptar.

Haxhi Sulejman Rexhepi, në Memoaret e tij të publikuara e ka thënë publikisht dhe haptas, se: Shumica e hoxhallarëve, kanë qenë dhe janë spiunë, kundër popullit shqiptar. Punë tjetër, është ajo, sesa: Këto misionarë fetar, kanë qenë në shërbim të “Allahut” dhe Atdheut?! Përmëtepër, se: Me ndihmën e tyre si hoxhallarë, ato e kanë marrë edhe pushtetin fetar dhe partiak (Shtetin). I përmend me emra e mbiemra. E. askushi deri më sot, nuk doli t’i demontojë dezinformatat e Hoxhë Mulla Sulës. Memoaret e Haxhi Sulejman Rexhepit. Edhe, pse: Ai në Memoaret e tij paralajmëron: Themelimin e një Partie Politike të Re Shqiptare.

Haxhi Sulejman Rexhepi, është: Patrioti më i madh shqiptar, nga ato “patriotët kuqezi” të strukur në prehër të Partive Politike Shqiptare për Ditën e Nesërme. Që, nateditë fotografohen para kamerave televizive. Haptas, doli kundër masave të Qeverisë. I hapi dyert e xhamive për Bajram. E shpalli koronavirusin të vdekur. Shkak, edhe pse: U shkarkua, nga “miqtë” e tij hoxhallarë nga posti i kryetarit të BFI -së.

Gabim, historik! Haxhi Sulejman Rexhepi, ende është kryetar i BFI -së. Shkaku, se: I ka realizuar me besnikëri të gjitha vendimet e BFI -së. I kanë mbetur, pa realizuar edhe Dy shpallje: Xhamia Shqiptare. Flamuri Shqiptar kuqezi me shqiponjën dykreanere të valojë, në minare të Xhamive Shqiptare, në vend gjysëmhënës. Dhe, themelimi i një Partie Politike Shqiptare.

Shqiptarët “muslimanë”, siç duket: Nuk i kanë lexuar Memoaret e Sulejman Rexhepit. E, në anën tjetër si “besimtarë besnik” të Allahut, dhe Nënës Parti: E sulmojnë me komente dhe shkrime në Facebook, dhe portale elektronike. Unë, i kam lexuar me shumë vëmendje. Edhe, e publikova një Ese për ato Memoare si parashikim për Ditën e Nesërme Shqiptare.

Shkaku, se: Ai, në ato memoare e thoshte të vërtetën për hoxhallarët me “Din e Iman”. Unë, e kam ditur atë të vërtetë, prandaj edhe gjithë jetën e kam fshikulluar me shkrime publicistike. Po, nuk e kanë ditur shqiptarët me këmbët dhe trutë në legen.

Sulejman Rexhepi, e pranoi në Memoaret e tij të publikuara, se: Ka qenë spiun. Edhe, këtë e kam ditur si shkrimtar. Po, nuk e ka ditur populli shqiptar për hoxhallarët, poetët, shkrimtarët dhe gazetarët, “turq e hamdurila” me emra dhe mbiemra, që i publikoi Sulejman Rexhepi. Protestat qytetare “Monstra”. Që niseshin nga xhamia “Jahja Pasha”. Qerbelaja, në xhaminë “Isa Beu”, ku para kamerave televizive u grushtua ish deputeti i PPD -ës, Eshref Aliu, dhe Ministri i Kulturës në IRJ të Maqedonisë.

Sulejman Rexhepi, është Profet Shqiptar. Edhe, ai vetë: E ka shpallë veten në Memoaret e tij si Profet. Mëkot, e sulmojnë “bashkëpunëtorët” e tij, dhe Sot: E shkarkojnë nga posti i kryetarit të BFI. Gjoja, se: Ai i paska thyer normat dhe moralin e Fesë Islame: E paska marrë për grua një vajzë 24 vjeçare, në moshën 74 vjeçare. Qesharake. Qorra, hyjnë në jetën e tij private, kur e gjithë bota e di, se: Muhemedi a. s. i pati në jetë disa gra plaka dhe të reja.

Sulejman Rexhepi, ndoqi rrugën e profetit Muhamedi a. s. I ka kryer të gjitha lutjet dhe obligimet ndaj Zotit, dhe BFI në Maqedoninë e Veriut. I kanë mbetur pa realizuar, vetëm edhe dy premtime: Shpallja e Xhamisë Shqiptare, me valimin e Flamurit Shqiptar kuqezi në minare të xhamive Shqiptare.

Dhe, themelimit të një Partie të Re Politike Shqiptare…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.