Shoqata Humanitare “Medvegja – Fully” tri dekada në shërbim të kombit

0
615

Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” z. Zenel Neziri

Shkruan Rrahman Hyseni

Ky është malli i vërtetë i atdheut që bashkon bashkatdhetarët dhe vendësit. Z.Fadil SELMANI, sekretar i kësaj shoqate, atdhetar i vërtetë, lum Medvegja që e ka… Mirënjohje për SHH “Medvegja” me seli në Zvicër. Shoqatë kjo humanitare me njerëzit bëmirës tani e 3 dekada mbajti gjallë trevën e Medvegjës, po ashtu me humanitetin e njerëzve humanë të saj ndihmuan shqiptarët gjithandej me forcat e saj. Me kënaqësi do ta elaburoj aktivitetin e saj shumë human dhe të pandalshëm asnjëherë në librin tim të radhës “Antologjia e Medvegjës”. z.Selmani këto ditë ka publikuar një njoftim për gjithë bashkatdhetarët edhe për këtë manifestim. Sipas postimit të z.Selmanaj në faqen e tij në rrjetin social facebook ftohen të gjithë që të marrin pjesë dhe që kjo festë të jetë ashtu si na ka hije.

Të nderuar Miq !
Nën patronazhin e SHH “Medvegja” në Zvicër, Ju ftojmë t’merni pjesë në Manifestimin Tradicional “Dita e Diasporës” në Banjë të Sjarinës (Komuna e Medvegjës) në kompleksin “Gejzer”, të shtunën më datën 5 gusht 2017, duke filluar në 19 h 00. Duke e pasë parasysh që Shqiptarët e Medvegjës pas Gjenocidit dhe Etnocidit Serb mbi Kosovë në vitin 1999, përjetuam Shpërnguljen Etnike nën Heshtje-Gjenocid Psikologjik, si dhe duke e ditë që Medvegja ende mbahet e “Getoizuar” ky mamifestim kulturo-argëtues, ka rëndësi të madhe për ata pak banorë autoktonë që jetojnë atje. Andaj luteni që ta mbështesim së paku moralisht popullatën autoktone në Medvegjën Iliro-Dardane, me prezencën tonë.
Ftesa ju drejtohet të gjithë juve vëllazër e motra shqiptarë të të gjitha profesioneve dhe pa dallime ideologjike e fetare nga Medvegja deri në Çamëri.

Ju falëminderohemi shumë për mbështetjen tuaj !

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.