SHPIFJET NDAJ VJOSA OSMANIT SI LINÇIM

0
924
Vjosa Osmani

Binak Maxharaj

Reagimi i gërditëshëm i Isa Mustafës. Deri dje e linçonte e sot kinse i delë ne mbrojtje.
Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani e cila është e njohur në skenën poltike të Kosovës për parimet e saj te forta rreth zhvillimeve politike në Kosovë. Është kritikuese e ashpër e të gjithë atyre qe po e oëçajnë jetën politike qe nga Presidenti e deri te shefi i parrtis së sajë Isa Mustafa.

Hashim Thaçi nuk është njeri parimor, nuk është presidenti unifikues por përçarës i seknes politike, kontrabandues i votes së popullit ne vazhdimesi për interesat e tij personale. Këtë e ilustron me së miri angazhimi i tij përmanent duke e bërë rremujë jetën politike te Kosovës me qellim te rreximit të qeverisë Kurti me te sukseshme deri me tani, për te formuar qeverin Hoti jo legjitime, anti-kushtetuese për te realizuar pazaratë e tij për coptimin e Kosovës.

Kurse Isa Mustafa kryetari i LDK njihet si njeri jo parimor, nuk e mbanë fjalën e dhënë, ndryshe premton krejtë ndryshe vepron duke e dëmtuar LDK ne vazhdimesi, duke iu rras Hashim Thaçit ne bashkëqeverisje, në ngritjën e tij ne karier deri te posti i presidentit. Këtë e bënë në vazhdimësi Isa Mustafa kundër vullnetit te anëtarëisisë dhe elektoratit të LDK.

Për qebdrimet e saja parimore Vjosa Osmani është figurë e cila nuk lëshon per kur është fjala interiesi i Kosovës, sepse nuk hetizon te lëshohet në lojrat politike të cilat e demtojnë Kosovën.

Për këtë qendrim te hekurtë te sajë është kritikuar dhe sulmuar me te gjitha bresheritë nga kundlrshtarët e vetë te partive tjera, por më se shumti nga Partia vetë LDK e cila edhe i zbardhi fytyën ne zgjedhjet e fundit, por e cila si ”shpërblim” për sjellën e kaq shumë votave LDK u injorua nga klani mafioz i LDK. Por ajo nuk dorzohet, nuk luan ne qendrimet dhe parimet e veta, sepse pikerishtë për këto parime dhe qendrime ate e vlerëson maksimalisht votuesi, elektorati dhe populli te cilën sipas sondazheve prestigjioze ndërkombetare e pelqejnë me shumë se 75% të popullit.

Por,sot asaj jo ne befazi i erdhi një goditje kur disa portale të porosituar nga kupola e krimit të organiztuar publikuan shpifjën e radhës për ta thyer Vjosën duke u përzier drejtëpërdrejti ne familje, duke e publikuar ftoto te montuar, te rrejshme, shpifsese gjoja baba i saj paska qenë pjse e policisë së Serbisë Por Vjosa Osmani nuk thyhet lehtë, është e fortë,te fortë e bëjnë qendimet, parimet e saj, dhe besa ne fjalën e dhënë.

Këto janë godtje te ulëta, të pamaoralshme, fyese dhe aq më këq dinugruese ndaj familjës, vlera e se cilës te në shqiptaret çmohet dhe vlerësohet shumë, dhe se morali i familjës shqiptare është i pacenueshëm dhe se askush nuk ka te drejtë ë luaj më te.

Këtyre shpfjeve te dala nga mafit e ndryshme të korruptuara çoft nga kjo ose ajo parti, klan apo grupacion, ajo iu përgjigjë e qetë duke theksuar. ”Për fatin e keq në vendin tonë, shpifjet e tilla u shërbejnë disa pseudo-portaleve te shendrruara ne mjete propagandistike teë tregëtarëve të kufijve. Por, edhe me fatëkëqe është kur shohë disa qe e quajn vehtën aktivist të LDK-së tek shpërndajnë shpifje te këtilla si te porositur të cilët tek sa harrojnë që po këta qe po montojnë genjeshta dhe shpifje sot, dje nga hotele te Shqiperisë pëegatisnin komunikata e shpallnin tradhetar veprimtarët me te mirë te LDK-së”.

Por,krejtë në këtë situatë të shpifjeve ndaj Vjosa Osmanit dhe familjës së sajë është interesant të veçohet reagimi i Kryetarit të LDK Isa Mustafës. Pse, reagoi i pari bash Isa Mustafa sikur ta kishte siç thuhet ”mizën pas veshit”?! Ç’ju deshtë Isa Mustafës një reagim i tillë, për çfarë qellimi iu deshtë gjoja ti del në mbrojtje Kryetarës se Parlamentit z. Vjosa Osmanit?! Si është e mundur qe ti delë ne mbrojtje njeriu i partis se saj i cili se bashku me Klanin e tij deri dje e linçuan, e injoruan vetem pse ishte parime ne qendrimet e veta. Iu kërcnuan, se lanë gjë pa i thanë punlikisht deris edhe ia treguan derën, i disa shkuan edhe më largë se qe haptas deklaruan se ajo nuk është me anëtare e LDK.

Ndërsa,nga ana tjetër vetë Kryetari i LDK Isa Mustafa hiqë me largë se po ate ditë kur Vjosa Osmani refuzoi te udheheq seancen e Parlamentit ku do te zgjidhëj qeveria kukull e Isa Mustafës ne bashkëpunim me Hashim Thaçin, Mustafa hapatas iu kërcnua Vjosa Osmanit në stilin autoritar se: ”partia, pra LDK se shpejti do te merret më Vjosa Osmanin. A nuk është një kërcnim, një linçim i njeriut me te votuar te LDK dhe e cila LDK is zbardhi fytyrën, te cilën tashti e disa kohë Isa Mustafa po i nxinë futë fytyrën LDK.

Prandej, edhe reagimi i Isa Mustafës gjoja në mbrojtjën e Vjosë nuk i bënë nderë vete atij e as LDK e cila si ne orkester është versulë ndaj Vjosa Osmanit.

Pas të gjitha këtyre sjelljeve te Klanit të Isa Mustafës ndaj Vjosa Osmanit, dhe duke i parë se sot shumë aktivist shpërndan shpifjet e portaleve kunder Vjoses, të bën me kuptuar se a mos është e përzier edhe vetë LDK në këto shpifje kundër Vjosa Osmanit, ose mos është ne bashkëpunim me klanet tjera te cilat, gjithashtu, qe sa kohë nuk e leshojnë Vjosa Osmanin nga goja duke e diniguar personalitetin e saj.

Por, megjithatë Vjosa Osmani me qendrimin dhe parimet e veta është e pathyeshme dhe se nuk ka ndonjë fuqi e cila mund ta thyej, sepse brenda saj, brenda shpirtit, brenda veprimeve të Vjosa Osmanit është forca e popullit, të cilin askush nuk mund ta thyej.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.