Leter publike drejtuar kryeministrit z. Edi Rama
Deputeteve te mazhorances, intelektualeve dhe atyre qe duan atdheun kudo ndodhen, ne diasporë.
O SOT O KURRË PËR SHQIPËRINË
Gjin Musa, gazetar.
Situata politike ndonji here nuk ka qene kaq e acaruar, vendi po shkon drejt nji gremine te pa kethim.
Jemi ne vitin 2016, ku shkenca dhe inteligjenca njerzore po bene mrekullira, ne Shqiperin aktuale po ndodhe ajo qe per kushe e njefe sa do pake politiken ishte e pritsheme.
Njeriu te ulet dhe te shfry dufin, kunder nji njeriu qe eshte neveri ti permendeshe emerin, po do ta quaja edhe humbje kohe, po te qendrosh indiferent ndaj çeshtjes kombetare eshte tradhti.
Se do kete shqiptare qe ndihet mire me kete qe po ndodhe, une theme se jo, ata qe ndihen mire, kane nji emer kriminel te atdheut.
Ne keto 25 vite “demokraci” Shqiperia provoi ate qe nuk e kishte provuar qe nga 1912 e ketej.
Po çdo here me shpresen se do ndreqen punet, jemi te ri ne demokraci, po kalojm nji periudhe tranzicioni, e çfare nuk imagjinuam ne keto 25 vite, tmerri per popullin shqiptare.
Emigracioni e varferoj vendin, po e mbajti gjadhe me ndimat e derguara,kurse politika ose i vrau intelektualet dhe atdhetaret e vertet, ose i detyroj te largoheshin nga atdheu.
Politika shqiptare ka qene politik e konfliktit, politik e interesave personale, si e majta dhe e djathta kane ndimuar boten e krimit dhe te korrupsionit.
Denancimet kane edhe publike, po asnji prokuror nuk diti te shkruaj historin e drejtesis shqiptare!
Pse nuk e bene historin prokuroret?
Nuk kishin aftesi profesionale?nuk kishin kurajon te mbronin ligjin dhe kushtetuten?apo komandoheshin nga politika e dites?
Mjerishte organi i prokuroris eshte organi mai dobet ne shqiperi, ka munges kuadrashe apo jane prokuror kukulle qe marrin fryme nga germazi i politikes…
Ne keto 25 vite drejtesia shqiptare nuk pati kurajon ta beje drejtesin drejtesi, po mbeti organi qe mbron dhe stimulon krimin ekonomik dhe politik.
Ne çdo vende te BE drejtesia e ka thane fjalen e vete, ka dite te beje drejtesi pa u mplikuar nga politika.
Ne shqiperin “demokratike”behen grushte shteti, çarmatoset ushtria dhe policia, armatoset populli si ne vitin 97 me urdher te nji ishe presidenti kriminel, agjent i sherbimeve sekrete Serbe,i cili quhet Sali Berisha.
Shqiperia gjakoset, digjet dhe shkaterrohet nga nji dore kriminale, drejtesia heshte… njeriu qe shkaterroj shqiperin qendron i qete, biles kethehet ne krye te PD sikur ishte prona private e Berishes.
Vjen viti 1998,vritet kundershtari i betuar i Sali Berishes, demokrati Azem Hajdari… nji vrasje e mire pregaditur!
Ne diten e varrimit te pishtarit te demokracis te ndjerit Azem Hajdari, ndodhe hataja e radhes, arkivoli me trupin e Azemit lihet ne rruge, rrugaçet e Sali Berishes te armatosur deri me tanke mesyn kryeministrin dhe Radio Televizorin Shqiptar, grushte shteti po nga krimineli Sali Berisha, falë nderhyrjes se ambasadores Amerikane ne Tiranë, Saliu iken si qeni me bisht nder shale, edhe ketu drejtesia shqiptare heshte.
Ne shqiperi nuk kane te sosur gjerat e keqija, vidhet thesari i shtetit nga ishe kryeministri i asaj kohe Ilir Meta, kalohet sikur nuk ka ndodhur asgja…
Arrestohet Fatos Nano me urdher te Sali Berishes, burge politne si ne kohen e Enverit, nji ngjarje qe Saliu e kaperdiu lehte, prokuroria nene diktatin e Berishes.
Rikthimi i Saliut ne krye te qeveverisjes se vendit u prit me skepiticizem nga nderkombetaret, Shqiperia jashte dyereve te Europes, antaresimi ne NATO nuk ishte merit e qeveris shqiptare, ishin interesat e SHBA, liberalizimi i vizave ishte zemergjeresia e BE per shtetasit shqiptar, jo per meritat e qeveris se asa kohe, çdo koment apo marrje meritashe eshte vetem mashtrim i Saliut dhei PD.
Gjate qeverisjes Berisha ne shqiperi behet kerdia, ne Gerdec 26 te vdekur, 4 ne sheshe perpara zyres se kryeminitrit Berisha, vriten nga Berisha dhe Lulzim Basha, ngjarja tronditese qe kaloi ne heshtje, ishte vrasja e Sokol Olldashit ne naten kure do tregon faqen e vertet te Partis demokratike ne televizion, çdo gje do ta bente publike, po ja qe erdhi “aksidenti “dhe Sokoli nuk do flasi me per bemat ne selin e PD.
Ata “trimat” qe ulurin ne sadhen e parlamentit dhei bejn fresk krimit dhe kryekriminelit Berisha dine gjithçka per ate qe ndodhi me Sokol Olldashin, prokuroria fle gjume, nji gjume qe e ka emerin mbrojtes te krimit dhe te kriminelit.
Maxhoranca aktuale qe ka marrur persiper te qeveris vendin, te ndertoj shtetin ligore, te luftoj krimin dhe kriminelet pse heshte keshtu? ku jane premtimet, ku eshte parlamentarizmi? Pse nuk shkarkoni presidentin e SHQUPIT z. Nishani, çfare prisni nga krye prokurori i Salit z.Llalla? Juve si maxhoranc poi ndimoni Sales ta çoje shqiperin drejte nji lufte civile.
Parlamenti duhet te urdheroj organin e prokuroris qe te therrasi ne cilesin e deshmitareve zoterijet Marian Gryka dhe Izet Haxhija te cilet din gjithçka mbi Sali Berishen dhe rrethin e tije mafioz.
Juve z.Kryeminister i vendit tim keni ndermende ta ndertoni shtetin ligjor?Kujte i frigoheni debileve te Sali Berishes?ku vete Tropoa nuke e nerron me mishe dashi Saliun qe vrau mbi 250 djem nanashe vetëm në Tropojë.
Koha nuk pret, Shqiperia nuk do mbetet ne duart e uliganve te politikes dhe te botes se krimit.
Z. Kryeminister reformo qeverin, afro djemet, burrat, gratë dhe vajzat qe nuk njofin frigen dhe korrupsionin, do krye prokurore trim dhe burre qe vjen me hekura dhe flete arreste ne sadhen e parlamentit, lufte pa dhimje nuk ka, Shqiperia dhe shqiptaret duan lirin dhe demokracin, duan punen, duan pushtetin dhe forcen e ligjit, duan qe te korruptuaret te shkojn para drejtesis, tu konfiskohet pasuria, vraseve politik tu jepet denimi maksimal, salla e parlamentit ti sherbeje atdheut dhe popullit, jo te behet portokalli, turp per juve z. Ilir Meta, ose nuk dini, ose e beni qellimishte qe nuk e menaxhoni dot parlamentin, ka ardhur koha o ndrysho model pune ose ne te kundert jepe dorheqjen sa nuk ka shkuar vone.
Mazhoranca aktuale duhet te veri piken mbi i… ose ne te kundert te shperbehet ky parlament dhe te shkohet ne zgjedhje te parakohsheme me voten e emigranteve, mos i kini frige, vota e tyre vendos te ardhmen e shqiperis, mjafte na keni perbuzur te dy krahet politik ne keto 25 vite, perbuzja e juaje ka vetem nji emer, friga se do ju sfidojme.
Z. Gjin. Pergezime per kontributin tuaj. E lexova me shume kenaqesi shkrimin. Ju trajtoni dhe analizoni ngjarje dhe fakte qe kane ndodhur duke lene plage te renda, qe do te ruhen ne historine e Shqiperise.
Ju keni shum te drejte te kritikoni shume nga veprimet e ish presidentit dhe ish kryeministrit, pasi gjate qeverisjes se tij ka bere shum gabime dhe veprime aspak te denja per vend me prespektive europiane.
Jam dakord me shumicen e kritikave tuaja por do te doja nga ju perdorimin e nje gjuhe diplomatike e gazetareske, pasi do te ishte ne sinkron dhe me kapacitetet tuaja dhe eksperiencen ne kete fushe. Edhe une si person kam qene shumë kritik me veprimet e ish kryeministrit dhe metodat e tij qeverisese, si dhe qendrimin e tij ndaj institucioneve te shtetit ligjor, si Gjykata, Prokuroria etj… dhe mezi kam pritur qe te vije ne pushtet Partia Socialiste me liderin e saj, duke shpresuar ne nje udheheqje europiane te Shqiperise. Mirepo çfare ndodhi? Morem pjese ne protesten e 21 Janarit si reagim ndaj aferes se zv/Kryemistrit me bllok ne dore… ku 4 qytetare u vrane me plumba te paguar nga taksat e tyre ne bulevard, shume u plagosen fizikisht dhe shpirterisht …dhe z. Ilir Meta tha per neve se ishim “Koke-palare”… Z. Berisha tha se kishim “çadra me helm… stilolapsa pistolete” etj. etj… kryeprokurorja u quajt “lavire Bulevardi”, presidenti puçist bashke me gazetare dhe shume te tjere. U veprua ne menyre te habiteshme me “Komisionin Halimi” …me mos zbatimin e urdher arresteve, e shume te tjera. Mirepo, pare situata e sotme pavaresisht “shprehjeve emocionale” te z. Berisha na rezulton se ai paska ditur “diçka” ne ate kohe. Z. Meta eshte ne qeveri me z. Rama (si kryetar i LSI “ndjese paste”). Kryeministri erdhi ne pushtet me premtime “fantastike” dhe ne vend t’i fillonte reformat tek hajdutet me pushtet, i filloi tek shqipetaret e thjeshte te ato qe mezi qendronin ne kembe, duke dhene me koncension edhe ata çfare kishte lene z. Berisha padhënë. Mijëra shqipetare u larguan nga “raprezaljet” qeveritare, qe si synim kishin mbushjen e arkes bosh, pa marre parasyshe demin ne jeten e njerezve dhe te shtetasve te Republikes se Shqiperise, qe z. Rama i citonte gjate fushates dhe dukej mbrojtesi i tyre. U bene eksperimente te reja duke u burgosur punetoret e ndertimit dhe duke u ndjekur si “kriminele” neper fushat e Shqiperise, gje qe nuk e ka bere asnje shtet europian, as kur ishim “ilegalë” ne Itali, Greqi e kudo. Ne vend qe te beheshin plane dhe studime dhe trajtim dinjitoz te shqipetareve, zbatoheshin idete e kryeministrit, siç i shikonte naten apo diten ne endrrat e tij per nje Shqiperi moderne. Preokupimet e tij te para qene Palmat, sheshet dhe fasadat… u preu energjine njerezve te varfer, ku disa prej tyre nderruan jete ne terr dhe te vetmuar, dikush u vetevra, e dikush u “arratis”. Te qeverisesh eshte e veshtire por mos harrojme greket qe ne shpesh i kemi marre per shembull te keq megjithese te falimentuar ekonomikisht me vendim qeverie u paguhet energjia te varferve dhe u ofrohen ndihma edhe refugjateve te luftes. Kurse kryeministri jone preokupimet kryesore ka “Lojen e femijeve me beton” ne parkun e Tiranes… gjobitjen e qytetareve qe “ndotin” bregun e Lanes dhe stadiumet me kulla te larta, qe do te na bejne te “lumur”… z. Gjin. Po ju pyes juve qe kuptoni me shume se shume kush. Pse nuk hetohen 15 milione euro qe levizen nga llogaria e atij qe eshte ne burg per “pastrim parashe” me aferen e ÇEZ-it ne drejtim te deputetit te LSI-së, qe po ben “investime” ne Shkoder. Pse nuk hetohet Koço Koka i Shqiperise, qe dihen “operacionet” e tija te ekonomise. Pse … pa fund. Z. Rama po qeveris me kultin e individit, duke enderruar nje shtet siç e do ai, duke e gezuar me miqtë e tije te ish bashkise dhe bashkise, duke na qeverisur me Kukullen e Velise. E kuptova vone z. Berisha ne ldhje me z. Rama… e kuptova vone z. Nano kur para zgjedhjeve shante z. Rama …por sot kam krijuar bindjen se po veprohet me shumë reklame ne emer te popullit, por po punohet per interesa kriminale, ne dem te tij. Z.Berisha ka mekatet e veta, si çdo njeri dhe gabime gjate pushtetit te tij, por kurre nuk e ka trajtuar ne kete menyre popullin e tij. Ai bashke Fatosin e lane te punoje dhe te jetoje, kurse Lideri jone i moderuar, e konsideron qeverisjen si “loje turke”. Duke respektuar kontributin tuaj si gazetar prej shume vitesh, ju kerkoj ta shikoni pak edhe nga nje kenveshtrim tjeter, pasi “brohoritja” jone dhe “respekti” i pa kufishem per lideret, na ka kushtuar shume…