Si duket Toka nga 6,2 milionë km larg?

0
949

GAZETAEXPRESS, 23 Shkurt 2018

NASA ka publikuar një foto të Tokës dhe Hënës të shkrepura rreth 6.2 milionë kilometra larg nga planeti.

Toka është pika e ndritshme në mes të fotos, ndërsa djathtas është Hëna.

Fotoja është bërë nga sateliti Osiris-Rex më 17 Janar. Ajo shërben për të kujtuar sesa e vogël është planeti ynë në thellësitë e hapësirës.

Osiris-Rex u lëshua nga Gjiri Canaveral në vitin 2016.

Sateliti do t’i afrohet një asteroid, që po i afrohet planetit, i njohur si Bennu.

Osiris do të kalojë 505 ditë duke e vëzhguar Bennu dhe më pas do të përpiqet të marrë një mostër nga pluhuri i asteroidit për ta sjellë në Tokë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.