Arben Çokaj
Merren me politikë ata që nuk kanë ndonjë profesion tjetër të konsoliduar, e zakonisht njerëz me nivel mesatar, se varet gjithçka te vota e popullit, që shumica ka një nivel nën mesatar. Tek ne në 28 vjet e kapën hajnat. Kjo tregoi se nuk jemi një popull i vetëdijshëm sa duhet e me një kulturë shtetformuese.
Enveri bëri shtet me zor, bëri krime për me ba shtet, u ndali njerëzve valvulat e shkarkimit e shkretimit si fenë etj. E kështu dështoi, se operoi me një sistem të mbyllur, që sipas ligjeve të termodinamikës, çojnë në vetë-shkatërrim.
Me hapjen e Shqipërisë duhej një orientim drejt shkollimit e dijes, drejt modelit të një shteti evropian të ngjashëm me ne, por jo. Vulgu i masës ishte hajnia… e mungesa e respektit për shtetin, bëri që shteti të vidhet e abuzohet, e kjo vazhdon edhe sot.
Nuk gjej një njeri në politikën shqiptare deri nē sferat më të larta, që e ka shqetësim kryesor, si ta bëjë këtë vend.
Shqetësimi kryesor tek ne është protagonizmi, me marrë pushtetin e pastaj me vjedhë me mbështetësit e tij pasurinë e përbashkët. Ndërsa bërja e shtetit kalon në plan të dytë.
Këtë e ilustron edhe një shembull banal, jepen supozojmë 250 milion lekë për dy rrugë fshati, 180-200 milion vidhen e 50-70 milion shpenzohen gjoja për të kryer rrugët. E si del rezultati? Si qeverisja e vendit në këto 28 vjet.
Na rroftë dija e thinjat, paskemi pasë një popull debil, që na tërheq për hunde në këtë marrëzi kolektive! Me këta njerëz nuk ke si busedon, se mendjen e kanë me vjedhë, e jo me ba! E intelektualët e dijetarët shqiptarë kultivojnë dëshpërimin, duke mos qenë në gjendje të bashkëpunojnë për një interes të përbashkët, shtetformimin, dhe duke hapur sytë edhe pas 28 vjetëve pse hajvanat, e hajnat nuk po na bajnë shtet?!
E vetmja mënyrë për të bërë shtet, është që njerëzit e ditur të shoqërisë të bashkëpunojnë dhe të vënë nën një kontroll të arsyeshëm pavetëdijen e masave… duke kultivuar në shoqëri tiparet të karakterit pozitiv, që e promovojnë jetën. Dhe kështu gradualisht vijmë duke bërë ligje në shërbim të shoqërisë, që edhe i respektojmë!