SIMPOZIUMI SHKENCOR “550 VJETORI I VDEKJES SË GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEUT” (MË 8 DHJETOR 2018)

0
762

Famullia e Doblibarës bashkë me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës ju ftojnë të merrni pjesë në simpoziumin mbarëkombëtar me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Simpoziumi do të mbahet më 8 dhjetor 2018 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë dhe fillon në orën 10:00.

Në simpozium marrin pjesë shkencëtarë të shquar nga Kosova, Shqipëria dhe nga arbëreshët e Italisë.

Simpoziumi shkencor do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe televizionin lokal Syri Vizion (Gjakovë).

Ju mirëpresim!
Këshilli Organizativ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.