Skandaloze: 28 Vjetori i themelimit të LDK-së po transmetohet si në fotot ma poshtë?

0
665

Nga profili i autorit në FACEBOOK – https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10214564162520686?pnref=story

Pse jo krejt “PËRMBYSËT”, kështu drejtpërdrejt po transmetohet fjalimi i shefit të “LIDHJES”, në manifestimin qendror kushtuar “28 Vjetorit të themelimit të LDK-së”.

Shefqet Dibrani

Në vend se të jepte dorëheqje Isa Mustafa për dëmet që ia ka shkaktuar LDK-së dhe Kosovës, ai në këtë përvjetor po flet për sukseset e LIDHJES?! Por në asnjë rast nuk flet për dështimet e tij, sepse misioni i tij është për ta shkatërruar LDK-në.

Në vend se të jepnin dorëheqje të gjitha strukturat e LDK-së për rënien kaq poshtë të LDK-së, ata pa fije turpi po mburren me dështimet e tyre dhe me humbjen ma të madhe të LDK-së.

Në vend se ta ulnin kokën mashtruesit e reformave po na shesin dokrra se si e shpëtuan Grusht-Shtetin e djeshëm, nga ATA që vet i kanë votuar e zgjedhur. Tash këta Reformatorë që e mashtruan elektoratin dhe që ia kthyen shpinën Diasporës, këta mercenar të shitur te Isa Mustafa që ishin në Zvicër për ta shkatërruar Degën e LDK-së, në vend se të turpërohen, ata mburren pse janë shndërruar në marioneta të Isa Mustafës dhe shërbimeve ma Anti-Amerikane, të cilat kontrollohen nga UDBA, përkatësisht BIA Serbe!

Në vend që elektorati ta braktiste pa hezitim, çuditërisht Ata po duartrokasin Njeriut me më damkën ma të madhe që e ka pasur Kosova.

Në vend se të dilej nga salla në mënyrë demonstrative për shantazhin që Isa Mustafa dhe lakenjtë e tij ia kanë bërë Familjes së dr. Ibrahim Rugovës dhe figurave të tjera qendrore të LDK-së, kjo masë e tubuar në sallë po duartrokasin me qeshje ironike.

Tash për tash, LDK-ja nuk duhet me u marrë me çështjen e brendshme në LVV-së, as me PDK-në, por duhet urgjentisht me u marrë me vetveten sepse kurrë ma poshtë s’ka ra LDK-ja.

LDK-në e rrëzoi përtokë “LIDHJA” e Isa Mustafës dhe e përkrahësve të tij, prandaj LDK-në mundet me e shpëtuar vetëm elektorati dhe ato struktura që nuk janë në varëshmëri të Isa Mustafës dhe klikës së tij!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.