Skënderbeu i Tiranës, a është kopje e një monumenti rus?

1
687
Gjergj Kastrioti - Tiranë

Sheshet nëpër qytete tona janë të dekoruara me skulptura të heronjëve dhe kjo është një dukuri e mirë ngaqë përmes artit të skulpturës trashëgohet historia. Si u emërua sheshi Skenderbe në Tiranë? Ky shesh e ka marrë emërtimin Sheshi “Skënderbe” në 26 nëntor 1937. Ai ishte konceptuar në formë rrethore dhe me një shatërvan rrethor në mes, kurse ndërtesa që dominonte ishte Bashkia e vjetër e cila u prish në vitin 1980.

Ky shesh qarkohej nga ndërtimet e traditës: Pazari i Vjetër, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Kisha e Ungjillëzimit (e cila u prish me vonë), etj. Por gjatë viteve të socializmit në këtë shesh u vendos shtatorja e Stalinit (4 nëntor 1951) e cila qëndroi deri në vitin 1968 kur u zëvendësua me monumentin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali, Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968.

Sa është origjinale shtatorja, sa ka frymë artistike ngaqë u punua nga babai i skulpturës Paskali. Skënderbeu qëndron me këmbë të shtrira plotësisht mbi trupin e kalit, të shtrira drejt, e jo të përthyera. Trupin e ka të drejtë e gjoksin të nxjerrë jashtë. Ndërsa, këmba e djathtë e kalit është e nxjerrë para e përthyer, e qafa e tij pak e gjatë. Pozita qetësuese e kalorësit dhe kali në lëvizje i cili duket sikur kalorësi është duke e rrahur me këmbë me gjest të egër. Në fakt është e kundërta, qetësia e kalorësit dhe lëvizja e kalit nuk janë në harmoni. Shtrohet pyetja pse?

Nëse e analizojmë shtatoren e princit Yury Dolgoruky në Moskë, të punuar nga skulptorët: S.M. Orlov, A.P.Antoporov dhe N.L.Strain ka ngjashmëri të mëdhaja me heroin tonë. Ky monument u ngritë më 1954. Cilat janë ngjashmëritë. Tiparet e fytyrës, sytë, mjekra, goja, dhe hunda, janë identike. Kalorësi është i ulur në kalë, me qëndrim të drejtë, njëjtë si Skënderbeu, gjoksi i tij është i qitur sikurse i heroit tonë, këmbët janë të shtria në pozitë të njëjtë, fytyra është e kthyer më kah toka, mirëpo këtu ai me këmbë e rrah kalin, duke i dhënë një urdhër të egër. Nga disa pikëpamje ka ngjashmëri të mëdha me heroin tonë. A mund të quhet ndikim i Paskalit nga rusët apo kopje?

Ilir Muharremi, autori është kritik i artit

1 KOMENT

  1. Shtatorja e GJERGJ KASTRIOTIT, eshte prone e hordhive barbare Muslimane, te cilet per festat e tyre rrugaçërore e mbulojne kete monument te heroit më të madh të kombit SHQIPTAR… sepse barbarët Islamikë nuk mund të luten ne sheshin ku qendron kjo figurë madhore SHQIPTARE.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.