S’të kam vëlla, turk e shka…

0
625
Zymer Mehani - Fadil H. Curri

Zymer Mehani

S’të kam vëlla
Ty turk e shkja
As ty, i ziu shqiptar
Që për ca para dhe ar
U bëre tradhtar

S’të kam vëlla
As ty, o i marrë
Ty “i kombit kosovar”
Që s’ke mend fare
Por je tru-tharë

S’të kam vëlla
Ty që e theve besën
Që s’ke turp fare
E shan Nënë Terezën
Që për të varfërit
Pat ngjallur shpresën

Vëlla s’të kam
Turk Erdogan
As serb Milan…
Krajl e sulltan
Vëllezërit e mi
Quhen ALBAN…

S’të kam vëlla
As du me t’pa
Ty që kombin e tjetërson
Dhe ndërron fytyrat
Si kameleon

S’të kam vëlla
Ty që me pushtues bashkëpunon
Qenien shqiptare krejt e harron
Dhe Skënderbeun ti e mohon

Vëlla nuk të kam
Kurrë me ty s’jam
Ti që fyen Anton Çettën
Që pajtoi kombin me besa-besën
S’të kam vëlla
As ta du fisin
Ty që urren Shkodrën e Lisin
Ty që njollose dhe e hudhe plisin

S’të kam vëlla
Ty që m’ hap varrë
Me atë flamurin larë përmbi larë
Unë si ti s’jam, por jam shqiptar

S’të kam vëlla
Ty që provokon
Armikun tonë e përqafon
Godet pas shpine, gënjen, mashtron

S’të kam vëlla
As t’kam pasë kurrë
Ty që s’ke qenë, as nuk je burrë
Ty që mohon Shqipen n’Flamurë
Vëlla nuk të kam
Kurrë me ty s’jam


Kontrast

Edhe e padukshmja u dukka!
Edhe e padëgjuara u dëgjuaka
Edhe memeci flitka
Edhe dashuria vritka
Edhe i marri ditka diçka
Edhe i varfëri i pasur qenka
Edhe i urti qenka i marrë
Edhe e vërteta u gjetka në përrallë
Kontraste të thella na ndakkan
E shumë gjëra të tjera na bashkuakan


Në Kosovën time

Jam lindur
Në Kosovën time.
U rrita
Në Kosovën time.
Po punoj
Në Kosovën time.
Dua të jetoj
Në Kosovën time.
Dëshiroj të vdes
Në Kosovën time.


Kosovë-trëndafil i erërave

Kosovë-trëndafil i erërave
I stuhisë, murlanit e tufanit
Kosovë-lulëkuqe erë-lirie
Vatër nderi, bese, qëndrese e lavdie
Gjuhën tënde të ëmbël, e dinë dhe yjet
Dielli, lugjet, kodrat, brigjet edhe pyjet
Të kam dashuri n’t’miat poezi
Shqipe dykrenore, flamur kuq e zi
Për ty s’do t’pushojmë vargjet i thellojmë
E me maja lapsash t’vërtetën ta ndriçojmë
N’emrin tënd Kosovë u bënë dhe t’liga
U bënë dhe mynxyra dhe tradhëti u bënë
U bënë dhe pazare dhe mëkate e gjëmë
Të gjitha do të dihen o e dashura nënë
E sot Kosovë, më e çmueshmja dashuri
Ta ndërruan dhe flamurin me hipokrizi
Me mungesë ndërgjegjje deri n’pakufi
Ky flamur me lara ne shqiptarëve
Na mohon etninë, na mohon prejardhje

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.