Tash kjo çika edhe ‘disidente’ a?!

0
92
Mimoza Kusari-Lila - Albin Kurti

Kimete Berisha

Me sabah, Mimoza merret me interpretimin e grafiteve të zeza nëpër muret e bardha të milionerëve dhe e merr me mend fajtorin, se s’ka aty shumë filozofi!

Kaq e ngarkuar me punë që është! Kryesisht me punën e idealeve!

Nuk merret me punë konkrete, se punët konkrete janë banale, janë prozaike, s’kanë spirit problemet reale.

Neve oj zonjë e rëndë na hynë në udhë për shembull, ngritja e çmimeve të ushqimeve, ngritja e çmimeve të derivateve, neve na mbyti varfëria e s’kemi vullnet të merremi me vajza fatlume që e ‘blejnë’ ardhmërinë!

Mimoza nuk merret me papunësinë, se papunësia temë depresive, nuk merret me pacientët shqiptarë që e furnizojnë spitalin me ilaçe, e kurrë s’dihet çka bëhet me paret e shëndetësisë, edhe mishin për pacientë e kanë vjedhur me kamiona dhe e kanë shitur nëpër mishtore, dihet!

Por çohet e merret me deshifrimin e shamjeve, se neve shumë na ka rrokë gajla e shamjeve.
Qysh na shkon neve dita sot, pasi dikush ia ka shkarravitur dikujt murin e shtëpisë!
A ka gjasa të fshihen ato grafite?
Tregoni drejt!
A do të mbijetojmë!

Kujt i ka ra katundi kaq poshtë sa që të mbaj ymyd se mbijeton në politikë duke u marrë me pallavra!

A është e mundur që në Kosovë paska ‘kriminelë’ të tillë që shkarravisin muret e shtëpive?!
Po neve po na shajnë me nanë publikisht edhe s’u bë nami!
Gazetarëve po u shkojnë policia në redaksi, edhe qe, askush s’po qan!

Na i shpojnë rrotat e kerrit dhe ashiqare na kërcënojnë ‘me shfarosje’ e s’po bëhemi lajm!
Ka kush e mbron murin e shtëpisë së asaj çikës!

Disidenca nuk është karrierë, që blihet, që marohet dhe që shkruhet me bojë!
Ti çu këqyri rininë, moshatarët e asaj çikës qysh i ka shkel koha, veç pse janë të varfër!

P.S. Një ditë Mimoza e tha edhe këtë xhevahir:
Covid-19, nuk njeh moshë dhe gjini

Çka të them unë pas kësaj shkence ‘Virusi nuk njeh gjini‘!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.