Të falem Rreze Duli! Mikes së Rugovës!

0
420
Tahir Cukaj - Rreze Duli

Nga Tahir Cukaj

Në cilësi të një miku, dhe bashkëluftetari të lirisë, e ndiej një obligim, të i’u falem për nderimin dhe ndihmen tuaj gjatë përiudhës se luftës se vitit 1998 në Zonën e Rugovës!

Do doja që të jemi njeriu i dhjetë i radhës, për urimin e punës suaj, që betë gjatë vitëve më të vështira !

Ishte 28 Nentori i vitit 1998, kur Rugova për herë të parë festonte ngritjen e flamurit si një Krahinë e njohur për të mira dhe trimeri.

Ishte hera e parë qe në atë Krahinë doli në skenë një ushtri e rregullt për mbrojtje të atdheut: UÇK-ja!

Ushtri që Komandant Zone kishte emruar z. Smajl Hajdaraj për Komandant të Shtabit Rajonal Rugova!

Përkunder dimrit të acart dhe kushteve mjaftë të renda që përshkonte Rugoven e asaj kohe, miqtë nuk të harrojnë, por të gjinden ne ditet më të veshtira!

Njera nder to na doli edhe Trimja Rreze Duli, e cila na erdhi me ndihma dhe veshmbathje të pa përshkruar ( Miell, gjera ushqimore veshmbathje ), që për atë përiudhë nuk do kishte koment!

Shtrohet pyetja se kush eshtë ai njeri qe ne diten e veshtirë nuk kursen për mikun dhe popullin, por, po të jetë nevoja edhe sakrifikohet?

Unë them se vetem njeriu i dinjitetshem dhe atdhedashes eshtë ai njeri!
Pra, ai njeri eshtë RREZE DULI!

Ajo qe na erdhi ne ditet me te veshtira, t’i festojmë humbjet dhe fitoret e përbashkëta!

Rrezja ishte ajo qe ne ngritje të Flamurit dhe në nderim të 28 Nëntorit u gjeti në mesin e bashkluftetarve Rugovas, duke e përuruar fitoren e luftës dhe festen e 28 Nëntorit !

Sot dhe në çdo kohë do i falenderohem mikës se Rugovës për respektin dhe ndihmen, qe na e bere gjatë kohes se luftes!

Të falem mike, ne emer timin dhe bashkëluftëtarve të Rugovës!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.