Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram

1
1193
Gani Mehmetaj - Shpërfytyrimi i islamit

Gani Mehmetaj

Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit!

Presioni për shkombëtarizim nuk pushoi asnjëherë. Hoxhallarët të paguar nga Serbia nxisnin shqiptarët besimtarë e të pa tru, të deklaroheshin të kombit myslimanë, komb surrogat sllavë, që flisnin serbisht, faleshin arabisht e mendonin marrëzisht, sikurse u deklaruan boshnjakët. Ishte kjo shpikje e Beogradit, që boshnjakëve u kushtoi mbi njëqind mijë të vrarë në luftën e Bosnjës. Shqiptarëve të qenit myslimanë nga viti 1878 deri me 1945 u kushtoi mbi një milion të vrarë e disa milion të dëbuar në Turqi. Kur nisën të këndellën nga kjo fatkeqësi e të deklaroheshin shqiptarë, prapë nisi sulmi i islamit agresiv, fryt i bashkëpunimit të Jugosllavisë me shtetet arabe.

Nga kujtimet e rinisë së hershme po e nxjerrë këtë fragment para regjistrimit të popullatës me 1971:
“Hoxha i Madh i Vitomiricës së Pejës predikonte: “Të lutesh e të predikosh shqip është haram, të djeg zjarri i xhehnemit, shqipja është gjuhë kauri e laneti”. Prandaj hoxha sllav pa komb, pa fe e pa atdhe, kurrë nuk lutej shqip: serbishtja dhe arabishtja ishin gjuha e tij e predikimit e lutjeve në xhami. As në rrugë kurrë nuk e foli asnjë fjalë shqip.

Shqiptarët e shkretë e të pa tru ia hapnin sytë dy orë në xhami, ndërsa nuk ia kuptonin asnjë fjalë serbisht, as arabisht, por kur dilnin nga xhamia shpërthenin në entuziazëm të marrësh: “S’ka me Hoxhën e Madh të Vitomiricës së Pejës!”

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i islamit

1 KOMENT

  1. O ARABI im, i dashur, Gani Al Mehmetogllu,

    Edhe emrin duhet me e pase SHQIP e jo ne gjuhe te huaj harape sikur ti.

    Unë mendoj se nuk duhet lejuar qe GJUHA JONE SHQIPE te felliqet me lutjet e hordhive barbare muslimane… prandaj shum mire qe nuk ben te lutesh SHQIP, por lutjet Muslimane duhet te jene ekskluzivisht ne gjuhe Harape apo Shkavelle. Kjo eshte perparesi e neve SHQIPTAREVE, sepse ne SHQIPTART nuk duam te kemi asgje te perbashket me Musliman, me Shkavella dhe me Harap.

    E ti I nderuari gani Al Meeeehmetoglu …nese nuk i ke 28 Euro per nderrimin e emrit do te krijojme nje fond per te finacuar nderrimin e emrin nga Egjiptianisht ne SHQIP.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.