Binak Maxharraj
Në çdo shtet të botës Sherbimet Intelegjente janë bazamenti i sigurisë së shtetit, sepse ky sherbim monitoron në çdo moment dhe kohë, përcjell gjendjën e sigurisë ne vend dhe siç thuhet ”nuk lejon pa i vrejtur edhe zogjet në fluturim e sipër dhe rrugëtimin e tyre”.
Në Kosovën e pasluftës këtu vepruan ilegalishtë sherbime te shumëta të shteteve të ndyshme, ato tërësishtë nuk u zhdukën përderisa edhe në Kosovë u formua AKI-a si shërbim informative shtetëror. Kamë përshtypjën se në këtë sherbim punojnë njerez të afët, te ndërshëm, njerez qe ia don të mirën këtij populli. Por, jo të gjithë nuk janë të tillë, sidomos nuk janë te till ata me kryesorit ne vendet kyqe të këtij sherbimi informative,sepse shumica prej tyre erdhën si produkt i liderve politik të krerve te shtetit. Por në AKI ishin infiltruar edhe persona të SHIK-ut ilagal qe vepronte në Kosovë.
Pra,shumë para theelimit të AKI-së ne Kosovë ilegalisht veprojë si gjatë luftës por edhe pas luftës edhe SHIK-u,një sherbim fantom privat i krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i cili është ne sherbim të PDK. Ky sherbim gjatë gjithë kohës është shtrier në çdo cep të Kosovës, ne çdo skutë te sajë, në çdo institucion në çdo bisnes,jo për te kryer punë për shtetin dhe sigurin e tij por për të kryer punë për interest e PDK dhe liderve te tyre.
Prandaj, ky sherbim edhe sot e kësaj dite akuzohet, bile edhe publikisht se ka dorë ne shumë vresje politike të pas luftës për shkaqe rivalitet midis partive te ndryshme. Në shnjestër ishin aktivistet e LDK të presdiedntit Ibrahim Rugova, por zbulimi i këtyre vrasjeve për 20 vjet ishte bllokuar nga vete këta lider, por po shpresohet se Gjykata Speciale ka nisë te merret me to,çfarë e verteta vonon por do te dale kurdore ne shesh.
Por, AKI-a kohë pas kohe edhe filloi të keqpërdoret nga vete lideret e shtetit për nevojat e tyre të rivalitetit ndërpartiak. Por, AKI në vend se te ishte kryekput në shërbim te shtetit ajo iu nenshtrua liderve të pa ndërgjegjshëm në reaslizimin e kërkesave te tyre personale. Kështuqe ky sherbim filloj të karakterizohet me afera dhe skandale të ndryshme, sepse informacionet me sekret shteterore filluan te dalin jashtë të cilat arrijn edhe deri te armiqet e shtetit tone te cilat edhe mund te venin ne rrezik vetë shtetin dhe sigurin e tij, por që edhe nuk ishin ne nivel te detyres.
Këtë me se miri e tregon rasti kur muxh nga Serbia erdhën ne Prishtinë, hyjnë pa u pengue ne Katedralën e papërfunduar ne oborrin e Universitetit dhe fillua liturgjinë e tyre, pati protesta nga qytetarët, kurse si për çudi AKI nuk kishte informacion se ata kanë hyer ne Kosovë dhe po e kren”punën e tyre”. Por, edhe ne aferën me shtetasit Turq me qendrim në Kosovë të cilët në pike te ditës u grabitën, u kidnapuan, anipse shumica prej tyre i kishin lejet e rregullta te qendrimit, dhe me dhunë u depërtuan për në Turqi, për çka është e pabesueshme qe në këtë të mos këtë dorë edhe vetë presidenti Hashim Thaçi.
Apo u rrestuan këto ditë njerez jo të thjeshtë në kët institucion për qasjet ne informacionet secrete të këtij sherbimi, të cilat edhe mund të dilnin jashtë.
Por skandali me i madh i AKI-së plasi këto ditë në bashkëpunim prokurori i shtetit Sylë Hoxha me shefin e AKI-se Driton Gashin i kishin trajnuar dhe detyruar dy agjent me idnetitet te ndryshuar qe te deshmojnë rrejshëm në Gjykimin e gruput “Syri iI popullit”. Ishte kjo një organizat fantome, inekzistente e formuar dhe trilluar nga vetë presidnti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefi I SHIK-ut dhe kryeparlamentarit Kadri Veselit.Kjo organizat inekzistente,por e montuar më mjeshtri nga këta dy lider shteteror kishin për qellim njollosjën e LVV si parti terroriste dhe lideriër e saj Albin Kurtin dhe Glauf Konjufcën se bashku edhe me Sadi Ramabajën një intelektual i shquar i jetes shkencore dhe akdemike, për t’i demaskuar bile edhe deri te likujdimi i tyre fizik. Në Gjyqin e djallit të “Syrit të Popullit”u sollën dy agjent të AKI qe te deshmojnë rrejshëm se gjoja prapa kësaj organizate ”Syri i Popullit” qendrojn Albin Kurti, Glauf Konufca dhe Sadru Ramabaja.
Qe do te thotë se vetë presidrnti Thaçi dhe Kadri Veseli deshmuan rrejshëm në gjykat duke i akuzuar te apostrofuarit, çfarë shkëlën mbi ligjet e Kosovës duke e trillue këte organizat qellimi se cilës ishte të vriste personat me peshë te madhe politike dhe shteteror për çka edhe ishte përpiluar lista. Fillimit u iskenua vrasja e politikanit Azem Vllasi nga Shefqet Jashati me munges mentaliteti. Gjykimi i inskenuar rrejshëm pa fakte e argument por i trilluar nga vet Hashim Thgaçi dhe Kadri Veseli beri qe te burgosën disa njerez, nder ta edhe intelektuali,veprimtari i dalluar i çeshtjes kombetare Sadri Ramabaj i cili për këto këto intriga të Thaçit dhe Veselit gjykata e denoj me burg, ku i mbajti mbi tri vite ne siç thuhetne”ferrin e nëntë te Dante Aligierit”.
Por edhe Ramabaja vuajti shumë sepse u sulmua integriteti i tij personal intelektuar dhe shkencor me te gjitha vuajtjet qe i përjetoi ne burg, prap mund te them se ai ishte më fate, e ndihmoj zoti qe në burg te mos likujdohet si Astrit Benhari, i cili nga falangat e liderve te shtetit u mbytë në burg, por ai faqe bardh ia arrijti ymri qe te del në burgu dhe sotë po e vazhdon jeteën e tij normale si inetelektual i shquar, si profesor universiteti dhe publicist i njohur.
Ramabajes se fundi I duhte të lyp hak, ta padis shtetin për këtë fyerje, për nenqmim duke e derguar ne burg pa kurrfar faji.
Pra siç po shihet, AKI na doli se më shumë paska qenë Agjneci private e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli te cilët e hafrytezuan për interest e tyre partiake dhe personale private për ta mboshtur një fuqi te re politike LVV e cila për çdo ditë po merrte fuqi ne popull kurse sot e ka pushtetin ne dor, kurse themeluesit e AKI dhe “Syrit te popullit” gjenden në burg në Hagë për krimet gjatë luftës dhe krimet kunder njerezimit.
Duke i patur parasysh të gjitha këto afera dhe skandale të AKI e cila ishte e kapur nga Thaçi dhe Veseli, duke besuar se pjesa më e madhe e agjntev te AKI janë te ndërshëm dhe atëdhetar ne sherbim te shtetit, por duke e patur parasysh se kësaj Agjencie i doli tymei dhe u bë prrallë në opinon dhe me gjërë është mire qe AKI të mbyllët sepse kështu siç është me të gjitha këto afera dhe skandale nuk mund faqebardhë te ecë perpara dhe te krye detyrat secret ne sherbim te shtetit. Të mbyllët sa më pare dhe të formohet rishtas me njerez me kredibil me eskpert të njohur të segurisë por edhe duke kërkuar ndihmë nga miku i jonë i madh Amerkika për të derguar njerëz në trajnimin e tyre.