Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë

0
173
Avionët - USA - kundër Serbisë

Figure 1. Tipet e avionëve amerikan që bombarduan Jugosllavinë.

Skënder Jashari - UÇK Skënder Jashari *

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.[1]

Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.[2] Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,[3] si dhe me rezultate të vonueshme.

Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.[4]

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.[5]

Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,[6] disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.[7] Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.[8]

SHBA:

USAF

  1. 36 avion A-10, që të gjithë të operuan nga baza ajrore Gioia del Colle në Itali.
  2. 2 avion AC-130, që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  3. 5 avion B-1B, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  4. 6 avion B-2, që operuan nga Misuri në SHBA.
  5. 18 avion B-52, që operuan nga baza ajrore Fairford, në Britani të Madhe.
  6. 7 avion C-130, që operuan nga baza ajrore në Frankfurt të Gjermanisë.
  7. 4 avion E-3AWACS, që operuan nga Geilenkirchen, në Gjermani.
  8. 2 avion E-8 JointSTARS, që operuan nga Frankfurti, në Gjermani.
  9. 4 avion EC-130ABCCC, që operuan nga Aviano në Itali.
  10. 2 avion EC-130E që operuan nga baza ajrore në Brindizi të Italisë.
  11. 2 avion EC-135H, që operuan nga Aviano në Itali.
  12. 26 avion F-15C, që operuan nga Cervia në Itali dhe nga Lakenheath në Britani.
  13. 25 avion F-15E, që operuan nga Aviano në Itali.
  14. 88 avion F-16C, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  15. 24 avion F-117, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga Spangdahlem në Gjermani.
  16. 7 avion KC-10 që operuan nga Frankfurti në Gjermani dhe na Moron në Spanjë.
  17. 208 avion KC-135 që operuan nga Aviano dhe Sigonelia në Itali; Brize Norton, St. Mawgan, Mildenhall, Fairford në Britani; Ferihegy në Hungari; Istres dhe Mont de Marsan në Francë, Moron në Spanjë.
  18. 3 avion MC-130, që operuan nga Brindizi në Itali.
  19. 10 helikopter MH-53, që operuan nga Brindizi në Itali.
  20. 2 helikopter MH-60, që operuan nga Brindizi në Itali.
  21. 4 avion OA-10, që operuan nga Gioia del Colle, në Itali.
  22. 5 avion RC-135, që operuan nga Mildenhall në Britani.
  23. 2 fluturake RQ-1A që operuan nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë.
  24. 5 avion U-2 që operuan nga Sigonella, në Itali.

Nga Marina Amerikane

  1. 8 avion AV-8B, nga USS Kearsarge.
  2. 12 helikopter CH-46, nga USS Kearsarge.
  3. 9 helikopter CH-53, nga USS Kearsarge.
  4. 24 avion F/A-18C/D, që operuan nga Taszar në Hungari.
  5. 8 avion EA-6B që operuan nga Aviano në Itali.
  6. 2 avion KC-130, që operuan nga Bari në Itali.
  7. 8 helikopter MH-53H, nga USS Inchon.

US NAVY

  1. 2 avion C-2A, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
  2. 5 avion  E-2C, që operuan nga USS Th. Rusvelt.
  3. 29 avion EA-6B, që operuan nga Aviano në Itali dhe nga USS Th. Rusvelt.
  4. 2 avion EP-3, që operuan nga Rota në Spanjë.
  5. 28 avion F-14, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  6. 24 avion F-18C, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  7. 2 avion P-3C, që operuan nga Rota në Spanjë.
  8. 8 avion 5-3B, që operuan nga USS Th. Roosevelt.
  9. 6 helikopter SH-60, që operuan nga USS Th. Roosevelt.

US ARMY

  1. 24 helikopter AH-64A, të stacionuar në Tiranë të Shqipërisë.
  2. 14 helikopter CH-47, operuan nga Tirana në Shqipëri.
  3. 18 helikopter UH-60, operuan nga Tirana në Shqipëri.

Kurse anëtarët e tjerë të NATO-s, patën këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate:

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë.

  1. Belgjika
    1. 10 avion F-16A, që operuan nga Amendola, në Itali.
  2. Danimarka
    1. 9 avion F-16, që operuan nga Grananise, në Danimark.
  3. Gjermania
    1. 1 avion C160, që operoi nga Landsbergu në Gjermani.
    2. 14 avion 1x që operuan nga Piacenza në Itali.
  4. Franca
    1. 1 avion C160 Gabriel, që operoi nga Istrana në Itali.
    2. 2 avion E-3F, që operuan nga Avord në Francë.
    3. 14 avion Jaguar, që operuan nga Istrana, në Itali.
    4. 6 avion KC-135, që operuan nga Istres, në Francë.
    5. 16 avion Mirage F.1CR/CT, që operuan nga Istrana, në Itali.
    6. 2 avion Mirage IVP, që operuan nga Istres në Francë.
    7. 8 avion Mirage 2000C, që operuan nga Grosseto, në Itali.
    8. 15 avion Mirage 2000D, që operuan nga Istrana, në Itali.
    9. 2 helikopter AS 330 Horizon, që operuan nga Kumanova, në Maqedoninë e Veriut.
    10. 2 helikopter Puma.

Aeroplanbartsja Foch:

    1. 16 avion Super Etendard
    2. 4 avion Etendard IVP
    3. 2 helikopter Super Frelon
  1. Britania e Madhe
    1. 1 avion Canberra PR.9, operoi nga Gioia del Colle, në Itali.
    2. 2 avion E-3D AWACS, operuan nga Aviano, Itali.
    3. 16 avion Harrier GR.7, operuan nga Gioia del Colle, Itali.
    4. 4 avion L1011, operuan nga Ancona, Itali.
    5. 12 avion Tornado, operuan nga Solenzara, Itali.
    6. 3 avion VC-10, operuan nga Ancona, Itali
  2. Italia
    1. 6 avion AMX, operuan nga Istrana, Itali.
    2. 1 ajroplan Boeing 707/T, operoi nga Pratica di Mare, Itali.
    3. 10 avion F-104ASA, operuan nga Amendola dhe Cenvia në Itali.
    4. 6 avion Tornado IDS, operuan nga Brescia, Itali.
    5. 16 avion Tornado ECR/IDS, operuan ngaGioia del Colle dhe Piacenza në Itali.
  3. Kanadaja
    1. 18 avion CF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
  4. NATO
    1. 4 avion E-3A AWACS, operuan nga Trapani në Itali.
  5. Holanda
    1. 20 avion F-16A, operuan nga Amendola, në Itali.
    2. 2 avion KDC-10, operuan nga Eindhoven, në Holandë.
  6. Norvegjia
    1. 6 avion F-16A, operuan nga Grazzenise, në Itali.
  7. Portugalia
    1. 3 avion F-16, operuan nga Aviano, në Itali.
  8. Spanja
    1. 6 avion EF-18, operuan nga Aviano, në Itali.
    2. 1 avion KC-130, operoi nga Aviano, në Itali.
    3. 1 avion CASA C-212, operoi nga Vicenza, në Itali.
  9. Turqia
    1. 11 avion F-16, operuan nga Ghedi, në Turqi.
  10. Hungaria
    1. 22 avion MiG-29, që operuan nga Kecskemet, në Hungari.
    2. 20  avion MiG-21, që operuan nga Taszar, në Hungari.
    3. 9 avion Su-22, që operuan nga Taszar, në Hungari.

Më: 17.05.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://core.ac.uk/doënload/pdf/11581855.pdf, faqe 84.
[2] “Dark Victory,”  Dr. Michael Evens, shtator 1999, faqe 33-37; “The Mission Must be Worth the Risk,” Dr. Scot MacDonald, shtator 1999, faqe 36-37.
[3] Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era, David E. Johnson, 2007, faqe 69.
[4] https://www.amnesty.org/doënload/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 30.
[5] https://www.globalsecurity.org/military/ops/allied_force_orbat_trends.htm
[6] Night Hunters, A History of the AC-130 Gunship, By William P. Head, 2012, faqe 406.
[7] https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm
[8] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 32.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.