Bajram Bashota
– tregim
Jetonin bashkë tre vëllëzër e tre motra bashkë me nënën. Babai i kishte vdekur nga “përftimi” thonin, një sëmundje ngjitëse që ata tjerët e kishin përballuar. Jetonin në një varfëri të madhe. Nëna e tyre përpëlitej çdo ditë t’ua siguronte ekzistencën. Djemtë filluan të rriten por vajzat ishin më të rritura.
A dilnin çdo ditë nëpër livadhe dhe mblidhnin uflla të buta për t’ua shitur për lakror. Si i shitnin ato uthulla e me çka? Ufllat i shitnin me miell misri e gjithë ditën sa mblidhnin, i shitnin për një trohë miell në skaj të peshqirit të sejcilës motër e ato kur e merrnin ata pak miell sa për dy petë lakrori në shtëpi, ia plasnin të qarit gjer në shtëpi, por para se të takoheshin me nënën i fshinin lotët, që të mos i diktonte nëna dhe ia jepnin nënës ato troha mielli sejcila nga peshqiri i vet e uleshin të pushonin ashtu të uritura e të pjekura në diell të pushojnë deri sa nëna do ta bënte atë lakëror për ta ngrënë.
Kurse djemtë gjithë ditën peshkonin në lumë, për t’i shitur për pak lek për nevojat e shtëpisë.
Tokë nuk kishin shumë, por edhe ata që e kishin s’mund ta punonin dhe s’ kishin as me çka ta punonin. Kur u rritën filluan të mbesin gjallë, punonin e nuk rrinin, e punonin tokën dhe kështu gjëllonin. Motrat u rritën dhe u martuan në fis të huaj, linden të gjitha fëmijë, djem e vajza.
Vëllau i madh kishte vdekur, por para se të vdiste, një fqi e vizitoi në momentet e vdekjes dhe vëllau që vdiste, por që mendjen e kishte të kthjellët i ngriti dy gishta dhe me atë bëri
apel fqiut, që të kujdesej për dy vëllezërit e vegjel, se ishin ende të rinj e s’dinë të gjindën në jetë. Atë moment ai ndërroi jetë.
Fqiu shkoi në shtëpi, kurse në familje pregatitshin për ceremoninë e varrimit…
Dy vëllëzërit përpiqeshin të punonin e të gjallnonin. Ata punonin çdo ditë. Nuk lenin asnjë pëllëmbë tokë pa e punuar. Mbanin kuaj për ta punuar tokën sa më mirë, por e mbanin edhe një at (kalë) për gara. Sa herë që bëheshin dasma në fshat, bëheshin gara me kuaj, por bënin gara edhe dasmoret, se kush do të del i pari prej dasmorëve në vrapim, e kishte dhuratë një këmishë pëlhure të mbaruar në vek ose një mahramë. Vëllau i madh garonte në vrapim, kurse i vogli garonte me at (kalë). Para se të bëhej dasma ushtronte vëllau i madh, kurse i vogli pregatiste atin me tagji, duke i qitur elb gjashtë javë rregullisht për t’ia forcuar këmbët.
Kur mbërrini dita e dasmës në fshat, garuesit dolën në fushën e garimit. Së pari dualën garuesit në vrapim dhe filloi beteja e vrapimit. Dasmorët plot kurreshtje përcillnin garën, që kishte bukur shumë garues. Maratona ishte bukur e gjatë dhe pas asaj beteje për fitore, vëllau i madh i tri motrave arriti në cak dhe njëra motër tha: – ja doli pehlivani i motrës! E vëllai rrëmisht e grabiti mahramën nga dora e dasmorit, që i priste në cak me dhurata.
Kishte xhelozi në fitoren e garuesit tek disa garues, por ajo do të shprehej më vonë. Pas garuesve në vrapim, përgatiteshin garuesit dasmorë me kuaj. Gara me kuaj filloi dhe motrat dhe vëllau i madh thoshin: – do të fitoj gjogu i jonë, kurse taborri tjetër thoshin: – doriu i jonë! Pas luftës së madhe për fitore, e rrembeu këmishen e pëlhurës nga dora e dhuruesit, si një kalorës i vërtet edhe këtu u vërejt një xhelozi e madhe tek disa garues.
Ceremonia e dasmës mbaroi, por xhelozia dhe mëria ngeli në shpirtin e disa dasmorëve, që do të shifet në kohët e më vonshme.
Ditët kaloninin, por xhelozia nga njerëzit e asaj dasme veç sa vinte e shtohej. Vëllezërit punonin tokën dhe me punën që bënin fqinjët u kishin lakmi, por fqiu i parë u kishte xhelozi besa edhe mëni, sidomos ai fqiu, të cilit i la amanet vëllau i madh, që vdiq, që të kujdesej për vëllezërit, që mbeten jetimë, pa babë. Ai fqiu që i la amanetin vëllau i madh, ai qyshë atë ditë e kishte filluar planin strategjik si t’ua merrte atë pak tokë, që ua kishte lanë babai.
Kështu vëllezërit punonin nuk ndaleshin, bile një fqi serb që kishte bukur shumë tokë nuk mund ta punonte dhe ua jepte me qira fqive. U dha këtyre dy vëllezërve një pjesë, që ta punonin, por m’u për atë parcelë të tokës u rrok edhe fqiu i parë, duke u thënë vëllëzërve
se nuk ua la atë parcelë për të gjallë timin!
Vëllau i madh i tha fqiut se afër meje ke parcela sa të duash për t’i punuar, por fqiu nuk e kishte për atë sa e kishte qëllimin djallëzor, që t’ua merrte ata pak tokë jetimëve që s’kishin krah.
Kur erdhi pranvera dhe duhej të punoheshin arat, dy vëllezërit pasi punuan ata pak tokë që kishin, fqiu serb edhe ai mëshifte në shpirt qëllimin e keq dhe u thotë atyre se do t’ua japë parcellën afër jush sa të donë, veç a mund ta punojnë. Dy vëllzërve u tha ta fillojnë punën dhe unë u tregoj atyre dhe ua jap pjesë më të madhe se kishin krah pune më shumë.
Dy vëllëzërit i bindi me ato fjalë dhe u ndanë me atë bindje dhe të nesëmen në mëngjes i ngjitën kuajt dhe shkuan ta punonin atë parcelë. Posa filluan punën dhe e qitën hullinë e parë në arë, mbërrini nipi i fqiut të parë me një penë qe, e me plug e një duek tallë në qerre.
Kur vëllezërit donë ta qesin hullinë tjetër, nipi i shtisit (fqiut të parë) nxori pushkën nga dueku i tallës dhe qëlloi dy vëllëzërit njëri vdiq në vend, kurse i vogli në rrugë për në spital. U trondit shtëpia u trondit fshati nga ajo tragjedi e atij mëngjesi të asaj dite.
Atë ditë qanin edhe zogjtë e malit, edhe qielli ishte i vrejtur edhe dielli i ndali rrezet e veta. Çdo gjë qante edhe toka edhe qielli edhe dielli për djemt e rinj, që për bukën e gojës u shuan në lulen e rinisë dhe nënlokja mbeti me duar në gji, pa dritat e syve. Motrat qanin e shkulnin flokët, gati pa vetëdije se edhe për pak kohë do t’u mbyllej dera me therrë e vizita në fis të huaj më nuk kish kush t’u bënte dhe kishin mbetë si qyqe të rremit.
Shtëpia e dorërasit i kishte mbyllur dyer dhe ishin mbyllur në shtëpi të gjithë anëtarët e familjes e motra e vogël e vëllëzërve të vrarë nga tmerri asaj tragjedie kishte humbur kontrollin dhe kishte shkuar tek dera e hasmit me një sopatë në dorë, kishte filluar t’ua shkallonte dyert e oborrit me sopatë, por atypari kaloi një fqinj dhe e pa se në çfarë gjendje shpirtërore ishte, e mori ngadalë dhe e çoi te shtëpia e saj.
Pas varrosjes së vëllëzërve çdo ditë qanin dhe vajtonin bashkë me nënën, që kishi mbetë pa kurrfarë dermani. Nuk shkoi kohë e gjatë nga pikëllimi i madh vdiq edhe nënlokja. Pas varrimit të nënës ato shkuan në fis të huaj ku kishin familjet e tyre, fëmijët e tyre, që jetuan me zemra të thyera tërë jetën e jetës.
Si kujtim të përjetshëm nga shtëpia e babai, nënës e vëllazërve trashigim muarën vetëm këmishat me gjak të vëllëzërve dhe copat e këmishave me gjak i qepën në brendinë e jorganit që mos të diktohen e kur i digjte malli për vëllezërit, e shqepnin jorganin dhe e shuanin mallin e tyre dhe prap e qepnin jorganin me atë arnin me gjakun e tharë të vëllëzërve, që deri në vdekje ashtu e shuan mallin, por pa u treguar fëmijve, se nën at jorgan ndodhet një arn me gjakun e dajve të tyrë, që vdiqën e shkuan, pa e shijuar kurrë dashurinë e dajve.