Tri poezi në kujtim të Nexhmije Pagarushës

0
732
Fatmir Sejdiu - Nexhmije Pagarusha

Fatmir Sejdiu dhe Nexhmije Pagarusha

Nexhat Halimi

ç’po ndodh me zjarrin

copëza e përgjakur e ballit ndez qiririn
po sytë nexhmije me vjet verbuar
njerëzit harruan malet thinjur e fajkoi lart
me zjarrin ç`po ndodh vaj me të fjeturat
gjuhës plagët i pëlcasin për fyell
zogu i lashtë vjen mbi ëndrrën
këputur nga mishi im i mërguar
hirin fluturon e prapë lind nga hiri
sepse ti këndon mbi glob mbi shpatë
bashkë me trimat qëllon kafshën e zezë
vetëtima në gem shndërrohet
nga kafka ime dhe vetë pagarusha
gjeli fluturon mbi portën e vjetër
unazat lëvizin pikun fto`jt
zogjtë e zi` në varre të reja dasmat mort
daullet e pikëllimit
mitit gjaku i rrjedh për veshë
e fajkoi lart dhe njerëzit me male në zemër
ti këndon në një gurë nexhmije vajton
në një flamur
mbi ëndërr zogu i lashtë fluturon

(ankara, 11 shtator 1980)

II. prapë për nexhmijen

ç` zjarr fsheh në gji nga digjesh
rrembi im më i bukur i gjakut
qiell i ëndrrës në `i tjetër pyll e kohë
ja si zgjohet dhe e vdekura në urë
e pika e qumështit nga rrjedh në gur
rrembi im më i bukur i yllit
bjeri tokës me thembër ç` pret
miti për veshë gjak pik e etja flakë
e demi i zi zë në brirë gjithësinë
(zë yti lëviz gurin e mullirit
zë yti pëlcet kokrrën e ullirit
zë yti çel lulen në bebëz të syrit)
e dëgjohet kavalli zot pa i rënë kush
digjet zemra e krijohet prapë zogu në hi
e vetëtin e krijohet rrjedha e ujit
flutura e kaltër e dritës mbi iLiri

(ada paza, turqi, shtator 1980)

III. prapë për nexhmijen II

veç pse flakë zë në gem ulliri
demi i zi harlis` me kodër në bri`
gjak pikon syri dhe kaq vjet bie shi
ti gurin prek nexhmije e ai pëlcet
detin prek e ai zgjohet algës së vet
e kuçedra qiellin godet me krye
e hiri digjet e fyelli etjes bie
e ujë dhe gjak mbi gur mulliri
e kokërr kokërr shtrydhet ulliri
e populli nën vetëtimë në luginë
jetemot me thikë në shpinë
unë qaj e thërras mujin në jutbinë
në kullë s`e gjej kund elez alinë
veç zëri yt ndez zjarrin në gji
mollë mimozë e fik me syth` në hi
nga hiri zogu të flatrojë përsëri

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.