U MBAJT FESTIVALI I POEZISË, ORGANIZUAR NGA SHOQATA KULTURORE “PROKULT”

0
516

Shkruan Zymer Mehani

Sot, më 18 gusht 2018, në Kullën e Zahir Pajaziit në Orllan të Podujevës u mbajt Festivali i Poezisë, organizuar nga OJQ” Prokult” me drejtor Fatmir Halimi. Programi filloi me një minut heshtje për vdekjen e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçi dhe të shkrimtarëve që ndërruan jetë Brenda periudhës njëvjeçare, pastaj u bë perurimi i numrit të pare të revistës “Orfeu”, Kryeredaktor i revistës z Asllan Qyqalla foli per vlerat e materialin e mbarështruar në këtë numër teë”Orfeut”.

Festivali Kombëtar i Letërsisë dhe Ditët e Diasporës është organizuar nga Shoqata Kulturore “Prokult” dhe i përkrahur nga Ministria e Ddiasporës dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës. Pas këtyre pikave u mbajtë Orla Letrare, ku me vargje të tyre u pareaqitën shumë poetë nga tërë gjeografia jonë shqiptare dhe nga diaspora.

Në fund, juria e përbërë nga Milazim Kadriu, kryetar; mevlude Mezini-Saraçi dhe Riza Grajçevci, anëtarë u përcaktua:
– Vendi i tretë poeti Odhise Plaku, Tiranë
– Vendi i dytë poetja Naxhije Doçi, Prishtinë
– Vendi i pare Musa Jupolli, nga mërgata jonë!

Me një koktej rasti në Restoranin “Milenumi” përfunduan aktivitetet e Festivalit të Poezisë dhe Ditëve të Diasporës për këtë vit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.