VAJ PERËNDISH

0
99
Kumrie Shala

Nga Kumrie SHALA

(Ditiramb për skulprurën e një mbretëreshe ilire, të cilës i prenë kokën dhe e hodhën diku në Detin Dalmatin. Pasi dikush e nxori në breg, ia shkrumbuan trupin, por mbijetoi dhe jeton edhe sot në Muzeun Arkeologjik në Zagreb)

Dy drangonj nga shkëmbi u hodhën në det,
Trupin e mbretëreshës e nxorën në breg,
Valet e detit me ditë të tëra e lanë e shpërlan,
E rrezet e dielli trupin ia thanë.
Me vite të tëra qëndroi e shtrirë Shtatorja e heroinës në bronz e ngrirë,
E gdhendur me kujdes nga duart e artistit,
Me fustan ngjyrë gri, me pelerinë,
Në qafë sa bukur një shall të rri, Ty mbretëresha ime pehrri.
Dy trima nga valët të shpëtuan,
Akoma pikon mote e stinë, Acar të gjatë e suferinë.
O Zot, kush në det të hodhi, heroinë!
Ashtu të gjymtuar, pa kokë,
Përgjigjën rrufetë dhe një bubullimë.
Dua të plas e të pëlcas,
Nga inatit lotoj e vajtoj,
Kokën kush ta këputi atë ditë,
Kur për ty qanin dhe perënditë.
Të mos tregosh origjinën tënde ilirike,
As në vorbullën e valëve, moj heroike!
Në breg kokën tënde po arnoj,
Shpirt nga shpirti im po të ofroj.
Eh mbretëresha ime!
Deshën ta humbin origjinën,
Emrin e mbiemrin ta fshefen,
S’te lanë as hise, as derman,
As babë, as nënë,
Mëshirë nuk patën ty,
Edhe të dogjën, po nuk të bënë hi.
Emrin Ilire të përjetshëm e ke,
Mbretëreshë si ishe, edhe sot je.
Dhe sot zvarrë pas teje të vijnë valët e Dalmacisë,
Në kryqëzata shekujsh andej e këndej historisë.
Po koha të rimgjalli në Muzeun Aerkologjik sot,
Në Zagrebin mik përjetë e mot.
Diellin në vend të kokës aty e ke,
Iliria edhe andej shtrihej, ishte yti atdhe.
Mbretëreshë, aty mbretëron edhe në skulpturë,
Pa kokë e me dëshminë e shkrumbit,
Për inat të detit e të Danubit.
Aq sa je mbretëreshë, je dhe heroinë,
Ende pikon det dalmatin,
Bashkë me të lashtën suferinë,
E koka diku larg të shkrep si bubullimë.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.